• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti/Drejtor per Projektin e Sistemit Fotovoltaik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania: “X ONE “ Shpk

Projekti: Ndërtim Parku Fotovoltaik

Përshkrimi i projektit : Ndërtim Sistemi Fotovoltaik.

Kërkohet Menaxher Projekti/Drejtor Projekti.


“X ONE” Shpk është një kompani e fokusuar në Ndërtim,Turizëm dhe Energji. Kryesisht aktivitetin e saj e ka në Investime dhe ndërtim projektesh inovative në fushën e ndërtimit, energjisë, turizmit.Pas një eksperience +25 vjecare në Itali në fushen e prodhimit të materialeve të ndërtimit, sjell eksperiencën e saj dhe në Shqipëri duke krijuar projektet më të bukura në fushën e ndërtimit dhe në turizem me produktet më cilësore.

“X ONE” Shpk po realizon një projekt madhor që përfshin ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë solare të rinovueshme. Për këtë projekt ambicioz, po kërkojmë një Menaxher Projekti të dedikuar për të udhëhequr dhe mbikëqyrur të gjitha aspektet e zhvillimit dhe implementimit të tij.



Detyra të përgjithshme të rolit:
  • Planifikimi dhe menaxhimi i të gjitha fazave të projektit, nga faza fillestare e planifikimit deri te dorëzimi përfundimtar i parkut fotovoltaik.
  • Koordinimi dhe mbikëqyrja e punimeve në terren, duke siguruar që projekti të zhvillohet sipas afateve të përcaktuara dhe standardeve më të larta të cilësisë.
  • Menaxhimi i buxhetit të projektit dhe sigurimi që të gjitha shpenzimet të jenë brenda parametrave të planifikuar financiarë.
  • Bashkëpunimi me inxhinierët, konsulentët e energjisë dhe palët e tjera të interesuara për të siguruar një implementim të suksesshëm të teknologjisë fotovoltaike.
  • Mbikëqyrja e procesit të përftimit të lejeve dhe sigurimi që projekti është në përputhje me rregulloret dhe standardet ligjore.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për optimizimin e prodhimit të energjisë dhe minimizimin e ndikimit mjedisor.
  • Hartimi i raporteve të rregullta dhe komunikimi i progresit të projektit me drejtuesit e kompanisë dhe palët e interesuara.
Kualifikime, Përvoja dhe Aftësitë:
  • Të jetë i diplomuar në një nga degët e Inxhinierisë, kryesisht Inxhinieri Elektrike/Mekanike.
  • Minimalisht 5 vite pune në profesion si Menaxher Projekti.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese.
  • Të njohë mirë programet kompjuterike, AutoCAD, Microsoft Office.
  • Aftësi të mira analitike për të identifikuar problematika të mundshme në faza të ndryshme të projektit dhe të jetë i aftë të ofrojë zgjidhje.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze/Italiane.
Ne kërkojmë një profesionist të motivuar dhe të përkushtuar që do të luajë një rol kyç në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke kontribuar në tranzicionin drejt një burimi energjie më të pastër dhe të qëndrueshëm.

Shënime

Puna e nderthur ne Zyra + Terren.
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit:
info@x-one.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

X One Shpk
E-mail: info@x-one.al
Adresa: Rruga “Lidhja e Prizrenit”, Ish Garda, Liqeni Artificial.
 


Apply
Back
Top