Tirane, ofroj vend pune Menaxher Prodhimi
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Gjuha
-
- anglisht
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin : Menaxher Prodhimi
Menaxheri i Prodhimit është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave të prodhimit si dhe planifikimin strategjik të investimeve, në përputhje me direktivat e marra, planet dhe strategjinë e miratuar, me qëllimin realizimin në kohë të objektivave të përcaktuara.
Detyrat
Roli dhe Përgjegjësitë:- Krijon dhe zbaton objektivat strategjike për Departamentin e Prodhimit; zhvillon modele të vazhdueshme të akiviteteve operacionale të prodhimit në linjë me buxhetin e përcaktuar; përgatit buxhetin e përgjithshëm për departamentin, ndërsa monitoron shpenzimet për të siguruar respektimin e këtij buxheti.
- Mbikqyr performancën dhe cilësinë e prodhimit nëpërmjet vendosjes, monitorimit dhe rishikimit të objektivave, duke maksimizuar efiçencën dhe minimizuar skarcot dhe kostot nëpërmjet përdorimit të teknikave dhe kontrolleve efikase.
- Sigurohet që aktivitetet e departamentit të prodhimit të plotësojnë dhe të integrohen me kërkesat e kompanisë për menaxhimin e Sistemit të Integruar të Cilësisë, politikat e CCBS dhe normat ndërkombëtare.
- Siguron përputhshmëri me ligjet, udhëzimet, rregulloret në fuqi dhe marrëdhëniet me organet e kontrollit të shtetit.
- Menaxhon projektet në prodhim.
- Drejton dhe koordinon aktivitetet e Departamentit të prodhimit në marrëdhënie me sektorët e tjerë.
- Siguron funksionimin e grupeve të menaxhimit të ujit, mjedisit e Sigurisë në Punë.
- Cakton detyra të qarta anëtarëve të grupit në mënyrë që të jetë e qartë se çfarë pritet prej tyre.
- Udhëzon dhe supervizon punën duke motivuar punonjësit të arrijnë objektivat e caktuara.
- Vlerëson performancën e grupit përgjegjes të prodhimit në mënyrë periodike.
- Ndërhyn në rastet kur performanca e tyre është nën nivelin e pritshmërive, me objektiv kryesor ndihmesën për t'u rikthyer në nivele të pranueshme.
- Promovon dhe stimulon iniciativat dhe sugjerimet e punonjësve për të vlerësuar dhe njohur kontributin e tyre.
Kualifikimet
Aftësitë dhe kualifikimet:- Diplomë Universitare, me profil Inxhinieri.
- 7-10 vite eksperiencë pune progresive në industri të ngjashme të prodhimit Ushqimor dhe Pijeve, nga të cilat 5 vite në pozicione drejtuese.
- Aftësi shumë të mira komunikuese, negociuese dhe menaxhim konflikti.
- Përvojë të demonstruar në kontrolle financiare operative dhe programe, si dhe njohuri të praktikave të prodhimit, logjistikës, sigurisë dhe cilësisë, blerjes dhe menaxhimit të materialeve.
- Aftësi kompjuterike dhe e aftë për të mësuar shpejt sisteme të reja për përmirësimin e efiçencës në punë.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane
Shënime
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet pozicioni i punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al brënda datës 30/04/2025
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Apply WhatsApp