Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Xhaferraj Alumin shpk me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushen e aluminit, prezente jo vetem në të gjithë tregun shqiptar por edhe ate te huaj duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh, është në kërkim të stafit të ri.
Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania ofron vend të lire pune në pozicionin: Menaxher Marketingu.
Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania ofron vend të lire pune në pozicionin: Menaxher Marketingu.
Detyrat
- Zhvillimi dhe implementimi i strategjive dhe fushatave të marketingut për të arritur qëllimet e kompanisë.
- Analiza e tregut dhe identifikimi i mundësive për rritje dhe përmirësim.
- Koordinimi me ekipet e tjera për të siguruar që fushatat të jenë në përputhje me objektivat e përgjithshme të kompanisë.
- Menaxhimi i Rrjeteve Sociale: Planifikimi, krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale për të rritur angazhimin dhe ndërveprimin me audiencën tonë.
- Monitorimi dhe analizimi i performancës së fushatave dhe ndjekja e trendeve të reja në industrinë e marketingut.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Marketing ose një fushë të ngjashme.
- Të ketë eksperiencë të mëparshme në marketing dhe menaxhim të fushatave promocionale.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim.
- Të ketë njohuri të forta të mjeteve dhe platformave të Marketingut Dixhital.
- Të jetë njohës i gjuhës angleze.
- Të ketë patentë klase B.
- Të ketë disponibilitet për punë me kohë të plotë.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: xhaferrajalumin@gmail.com me subject: Aplikim per pozicionin e punes, Menaxher Marketingu
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me kondencialitet të lartë
Apply WhatsApp