Tirane, ofroj vend pune Menaxher Logjistike
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Komuna Parisit | Kristal Center
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
Partner.al kërkon një Menaxher Logjistike në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit te pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Administron magazinën në përputhje me rregullat e vendosuar nga kompania;
- Mbikqyr praninë e produkteve, magazinimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e ambjenteve dhe pajisjeve në magazinë;
- Menaxhon gjithë procesin e lëvizjes së produkteve Hyrje dhe Dalje nga magazina.
- Koordinon shume mire rradhën dhe kohën e ngarkesave me Menaxherët e Shitjeve, Pergjegjesin e Magazinës dhe mjetet e transportit të kompanisë dhe paleve të treta.
- Planifikon dhe shfrytëzon me eficencë hapsirat e magazinës;
- Kontrollon sasine dhe cilesinë e produktit që hynë dhe del nga magazina;
- Njeh shumë mirë kodin rrugor dhe çdo dispozitë ligjore që lidhet me qarkullimin e mjeteve të transportit të të gjitha llojeve dhe madhësive në territorin e Shqiperisë ose shteteve që kompania kryen shkëmbime tregtare. Eshtë I përditesuar me ndryshimet e reja, provizore ose sezonale të ligjeve dhe rregullave që lidhen me qarkullimin e mjeteve të transportit;
- Përgjegjës kryesor për optimizimin e kohës së ngarkesave dhe minimizimin e kostove të transportit;
- Menaxhon flotën e të gjithë mjeteve të kompanisë, (vetura dhe mjete transporti);
- Organizon, drejton dhe motivon shoferët e mjeteve të transportit që ka në varësi;
- Mban në një databasë të gjitha të dhënat e mjeteve dhe merr masa paraprake për sherbimet periodike dhe kryerjen e dokumentacionit përkates në kohë;
- Për çdo problem, shërbim ose difekt koordinon me personin përgjegjës të mirëmbajtjes teknike të mjeteve;
- Propozon ose merr masa ndëshkimore, si edhe vendos penalitete sipas rregullave, për punonjësit në raste shkeljesh nga shofëret e transportit ose përdoruesit e tjerë të mjeteve të kompanisë;
- Përgjegjës për respektimin e të gjithë procedurave që lidhen me pozicionin e tij të punës;
- Kryen raportime periodike të mbi ecurinë dhe problematikat e punës.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik me profil menaxhimi;
- Të ketë eksperiencë pune në Logjistikë dhe Magazinë;
- Të ketë aftesi organizative;
- Të jetë i komunikueshem;
- Të ketë njohuri mbi pakten Office;
- Të posedojë leje drejtimi automjeti;
- Të jetë i aftë të punoje në grup.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Apply