Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Sigurise se Cilesise Ushqimore
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Menaxher i Sigurisë së Cilësisë Ushqimore
Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij pozicioni është të zhvillojë, organizojë dhe të mbikëqyrë zbatimin e programeve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, të cilat janë të hartuara për të përmbushur planet operative, pritshmëritë e konsumatorëve dhe përputhshmërinë ligjore.
Përgjegjësitë kryesore:
Aftësitë dhe kualifikimet:
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al ose te kontaktojne ne nr e celularit 0682019291 brenda datës 17 Maj 2020. Lutemi që si subjekt të e-mailit të vendosni titullin e pozicionit për të cilin po aplikoni.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.

- Verifikon zbatimin korrekt të Sistemit të Integruar të Cilësisë, Ambjentit dhe Sigurisë.
- Përditëson procedurat e Kompanisë dhe të Manualit të Integruar të Cilësisë, HACCP.
- Identifikon, përditëson dhe verifikon ligjet dhe normat në lidhje me Sigurinë Ushqimore dhe Cilësinë.
- Përgjegjës për përditësimin e specifikave të KORE dhe Normave Ndërkombëtare ISO,OHSAS.
- Përgjegjës për krijimin dhe zbatimin e një programi të monitorimit të cilësisë së ujit.
- Hap / mbyll veprimtaritë korrigjuese / parandaluese të dokumentuara.
- Kryen auditimin e brendshëm të QA për produktet dhe proceset & auditime referuese për auditet e jashtme.
- Siguron që dokumentet të cilat kanë nevojë për certifikim janë të plota dhe të sakta.
- Siguron zbatimin e saktë të normave ISO, ndjekjen e sistemit dhe përditësimin e dokumentacionit.
- Drejton dhe koordinon pajtueshmëri me të gjitha standardet e aplikueshme të tilla si; ISO 9001, si dhe kërkesat e tjera.
- Zhvillon programet e përcaktuara për Sigurinë Ushqimore dhe Cilësinë.
- Zbaton / modifikon kërkesat lidhur me mbrojtjen e burimit të ujit.
- Siguron zbatimin e procedurave emergjente në fuqi.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Kimi Industriale.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në Manaxhim Cilësie në industri ushqimore (preferohet në pijet e buta).
- Njohuri të forta të standarteve të cilësisë së industrisë për prodhimin e produkteve ushqimore dhe pijeve.
- Njohuri specifike të të gjitha kërkesave dhe standarteve ligjore vendore dhe ndërkombëtare të cilësisë së ujit, materialeve të para etj.
- Njohuri të forta të Standarteve ISO 9001, ISO 2200.
- Aftësi shumë të mira organizative, ndërpersonale dhe komunikuese.
- Aftësi të punojë në mënyrë të pavarur.
- Njohuri të programeve Microsoft Office.
- Njohuri të mira të gjuheve English/Italian.

Apply WhatsApp