Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Përgjithshëm
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
Për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin përsipër përgjegjësi, iniciativa, sfida dhe të jenë pjesë e stafit të GSE Security, mund të aplikojnë për pozicionin vakant si më poshtë:
Pozicioni: Menaxher i Përgjithshëm
Vendodhja: Tiranë
Ofrohet:
- Kontratë punë 1 vjecare me të drejtë rinovimi.
- Pagesë e kënaqshme bazë mujore.
- Siguracione shëndetësore dhe shoqërore të mbuluara përgjatë gjithë kontratës.
- Pagesë e kenaqshme mujore si dhe të gjitha të drejtat sipas Kodit të Punës në Republikën e Shqipërise.
Përgjegjës për prezantimin e shërbimeve që GSE Security mundëson, koordinimin, planifikimin, trajnimin dhe rekrutimin e aplikantëve të ndryshëm për shërbimet e kompanisë dhe menaxhimin e portofolit të biznesit:
- Njeh programet sipas portofolit të biznesit dhe rregulloren e brendshme më përgjegjësi.
- Ndërmerr kontakte të vazhdueshme me partnerët dhe klientet sipas shërbimeve..
- Hulumton zona të ndryshme në mënyrë të vazhdueshme me qëllim zgjerimin e portofolit të biznesit si dhe përcaktimin e target grupeve sipas shërbimeve qe Kompania mundëson.
- Ruan njohuri koherente të portofolit të partnerëve dhe përcakton target grupet sipas prioriteteve dhe planit të punës.
- Organizon dhe ruan dokumentacion kontraktual dhe financiar për marrëdhëniet me klientet dhe departamentet përkatëse.
- Ndjek dhe garanton proçeset e likujdimeve nga klientëve.
- Analizon performancën e programeve dhe shërbimeve në zonën në përgjegjësi dhe rekomandon apo sugjeron strategji veprimi me qëllim promovimin e një shërbimi të caktuar dhe koherent.
- Harton, paraqet për miratim tek CEO dhe ndjek zbatueshmërinë e planit të punës në zyrën qëndrore dhe atë rajonale.
Të gjithë të interesuarit për këtë pozicion punë duhet të kenë:
- Kryer studimet e larta (preferohet dega gazetari, punë sociale, administrim biznesi)
- Të këtë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të këtë minimalisht 1 vit eksperiencë punë në pozicione të ngjashme.
- Të jetë i/e moshës 27-35 vjec.
- Të jetë i pastër penalisht
Të interesuarit, krahas plotësimit të kritereve të aplikimit, duhët të jenë të gatshëm të:
- Punojnë jashtë orarit në raste eventesh apo aktivitetesh të ndryshme që kompania organizon.
- Të jetë i/e hapur dhe bashkëpunues në punën në grup.
- Të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda apo jashtë vendit në aktivitetet që kompania organizon pranë përfaqësive dhe degëve tona.
- Të ketë njohuri të mira të programeve të prezantimit dhe excel.
- Të jetë i/e komunikueshme dhe gatshëm për të punuar nën presion dhe ngarkesë pune.
Për të aplikuar dërgoni një CV tuajën në Anglisht me foto me subject “Menaxher i Përgjithshëm” në adresen e emailit: info@europeagency.al.
Tel. : 44517279
Cel. : 0692093800
Apply WhatsApp