Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Njësisë së Lejeve dhe Hipotekimit
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës. Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Menaxher i Njësisë së Lejeve dhe Hipotekimit.
Përmbledhja e Pozicionit:
Menaxheri i Njësisë së Lejeve dhe Hipotekimit është përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me këtë njësi, duke siguruar përputhshmërinë me rregulloret ligjore dhe standardet institucionale. Ky rol përfshin koordinimin e stafit të njësisë, mbikëqyrjen e shqyrtimit të kërkesave, dhe ofrimin e udhëzimeve profesionale për përmirësimin e efikasitetit operativ.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Arkitekture, Inxhinieri.
Kualifikime të tjera:
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Menaxher i Njësisë së Lejeve dhe Hipotekimit »
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Cel. : 0674647484

- Planifikon proceset e aplikimeve për leje ndërtimi dhe hipotekim në koordinim me arkitektët e projekteve dhe Drejtuesin e Departamentit;
- Organizon dhe mbikëqyr punën e stafit të njësisë;
- Harton dhe mbikëqyr grafiket e aplikimeve online në institucione;
- Mbikëqyr dhe planifikon proceset e aplikimeve fizike në institucione;
- Harton dhe/ose kontrollon dokumentacionin tekniko-ligjor për aplikime për Deklarata Paraprake, Leje Zhvillimi, Leje Ndërtimi, etj.;
- Harton dhe/ose kontrollon dokumentacionin tekniko-ligjor për akt-kontrolle me Bashkitë dhe aplikime në institucione të vlefshme për Certifikatë Përdorimi dhe Hipotekim;
- Mban komunikim të vazhdueshëm me institucionet për mbarëvajtjen e proceseve;
- Harton/kontrollon planvendosjet për leje;
- Kontrollon projektet që dorëzohen nga stafi i projektimit për aplikim për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e institucionit që jep lejen;
- Kontrollon preventivat që dorëzohen nga kostoistet për aplikime për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e institucionit për leje;
- Harton dokumenta shoqëruese, kërkesa dhe autorizime për aplikime në institucione;
- Kontrollon raportet e supervizorëve dhe kolaudatorëve;
- Bën aplikime online për leje të ndryshme;
- Krijon skica paraprake, duke përdorur softuerë të përshtatshëm projektimi (CAD), të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyrën e ndërtimit dhe vendosjen e saj;
- Harton struktura, vizatime dhe plane në përputhje me kërkesat e klientëve dhe me ligjet/rregulloret në fuqi;
- Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve në kantier, planifikuesit urbanë, kontraktorët dhe arkitektë të tjerë;
- Viziton kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet, në përputhje me lejet e ndërtimit;
- Suporton Arkitektin e Klientit në vlerësimin e ndryshimeve të kërkuara në projektin e klientit në raport me lejen e ndërtimit;
- Koordinon dhe ofron informacione të nevojshme Departamentit të Financës në lidhje me ecurinë e projekteve dhe faturimet;
- Harton raporte javore në lidhje me ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;
- Kryen detyra të tjera sipas nevojës apo kërkesave.
Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Arkitekture, Inxhinieri.
Kualifikime të tjera:
- Të paktën 10 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe marrëdhënieve me institucionet;
- Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin e ndërtimit;
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime të sakta;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh
- Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin për urbanistikën;
- Përdorim i avancuar i paketës 2D dhe 3D, AutoCAD, Excel, Word, PowerPoint, etj.

Apply WhatsApp