• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.

Për një grup biznesesh me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po kërkon të rekrutoj kandidatë për pozicionin: Menaxher Finance



Përmbledhja e pozicionit:

Përgatit bilancet, pasqyrat financiare dhe raportet e tjera biznesit. Përgjegjësitë gjithashtu përfshijnë analizimin e trendeve të kostove, të ardhurave, angazhimeve financiare dhe detyrimeve të bëra për të parashikuar të ardhurat dhe shpenzimet e ardhshme. Raporton financat e shoqërisë për menaxhmentin dhe ofron sugjerime për shfrytëzimin e burimeve egzistuese, për të arritur objektivat e shoqërisë.



Përgjegjësitë Kryesore :

Detyra të menaxhimit

  • Harton raporte të sakta kontabiliteti dhe paraqet rezultatet e tyre.
  • Përgatit pasqyrat financiare sipas aftateve te miratuara.
  • Jep mbështetje teknike dhe këshilla për menaxhimin në përgjithësi.
  • Rishikon dhe rekomandon modifikime në sistemet dhe procedurat e kontabilitetit.
  • Merr pjesë në vendosjen e standardeve financiare dhe në procesin e parashikimeve/buxhetimeve
  • Mbështet procesin e mbylljes se raportimve financiare në fund të muajit dhe në fund të vitit.
  • Zhvillon dhe dokumenton proceset e biznesit dhe politikave të kontabilitetit për të ruajtur dhe forcuar kontrollet e brendshme
  • Komunikon me Administratoirin, Menaxherët e Departamenteve të tjera si dhe Audituesin e jashtem në lidhje me sistemin e kontrollit të brendshëm dhe zbatimin e proçedurave të vendosura.
  • Ruan, kontrollon sistemin e brendshëm të informacionit dhe kontabilitetit duke përgatitur dhe rekomanduar politikat dhe procedurat.

Detyra operacionale
  • Dokumenton transaksionet financiare duke regjistruar informacionin kontabël.
  • Përmbledh situatën aktuale financiare duke mbledhur informacion; përgatit raportet e bilancit, pasqyrën e fitimit dhe humbjes dhe raporte të tjera.
  • Verifikon transaksionet financiare duke audituar dokumentat e origjinës .
  • Pajton/rakordon mospërputhjet financiare duke mbledhur dhe analizuar informacionin e llogarive.
  • Siguron informacionin financiar duke plotësuar backup-in e bazës së të dhënave.
  • Kontribuon në një marrëdhënie të fortë të klientit përmes ndërveprimeve pozitive me personelin e klientëve.
  • Menaxhimi i sistemit të payrollit (kontrolli, mirëmbajtja e tij).
  • Të zbardhë inventarin e mallit në magazinën kryesore çdo fund muaji ne lidhje me produktet e gatshme dhe gjysëm të gatshme.


Kualifikimet :

Arsimi:
Diplomë Universitare ne Financë – Kontabilitet. përvojë pune mbi 3 vjet në një pozicion ekuivalent.
Eksperiencë: Përvojë pune mbi 3 vjet në një pozicion ekuivalent.
Aftësitë:

  • Kuptim shumë të mirë të standardeve të kontabilitetit dhe raportimit.
  • Njohja të plotë të procedurave dhe parimeve bazë të kontabilitetit
  • Përvojë në hartimin e pasqyrave financiar
  • Përvojë me procesin e mbylljes së llogarive financiare në fund të muajit / fundvitit
  • Aftësi të shkëlqyera të softuerit të kontabilitetit dhe paketes Microsoft Office.
  • Aftësi të mira administrative.
  • Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze.
  • Saktësi, dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Dhunti për numrat dhe aftësi në përpunimin sasior të të dhënave.


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Menaxher Finance»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.





Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top