• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER EKSPORTI

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER EKSPORTI

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Të kontaktojë fermerë dhe kompani prodhuese në të gjithë Republikën e Shqipërisë sipas
· zonave gjeografike dhe produkteve që ofrojnë;
· Të marrë informacion të detajuar nga fermerët për produktet që ata ofrojnë si: varieteti, kalibri, lloji i paketimit, kushtet e transportit, periudha e kultivimit, ҫmimi dhe sasia që mund të ofrohet bazuar në vitet e kaluara;
· Të ndjekë procesin e mbledhjes së dokumentave të eksportit: Çertifikatë Phytosanitare, Çertifikatë Origjine, Etiketa, Ambalazh, Pagesa Bankare;
· Pasi merr orjentimet nga zyra për detajet e porosisë së mbyllur ndjek dhe menaxhon në terren: Mbledhja e produkteve në fushë, zbatimi me përpikmeri i kërkesave të porosisë si paketim, calibër, varietet duke evidentuar ҫdo proces me foto, video etj ia përcjell zyrës;
· Kujdeset dhe menaxhon përgatitjen e mallit në kohë sipas kushteve të dakortësuara ndërmjet grumbulluesit/fermerit dhe kompanisë;
· Sigurohet që ngarkesa ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Koordinohet me zyrën për
· transmetimin e të dhënave të ngarkesës dhe marrjen e dokumentave final;
· Identifikimi i kompanive konkurrente në treg, vendet e eksportimit, ҫmimet e shitjes;
· Të marrë pjesë në trainime të ndryshme që ofrohen nga kompania brënda dhe jashtë vendit;
· Të raportojë me shkrim në fund të ditës mbi punët e kryera;
· Detyra te tjera sipas nevojave/kërkesave.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (Prioritet Agronomi, Hortikulture);

Eksperiencë Pune: Eksperienca paraprake përbën avantazh;

Aftësi:

· Të ketë aftësi organizative dhe manaxheriale;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në shkrim;
· Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri shume të mira kompjuterike;
· Personalitet energjik;
· Të zotërojë Leje Drejtimi Automjeti: Kategoria B.


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Nëntor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top