• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Showroomi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
  2. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Hybrid Energy është pjesë e grupit Globe Group.

HYBRID Energy është një kompani e cila operon në fushën e energjisë diellore dhe ofron zgjidhje Gjermane për sistemet fotovoltaike.

Kompania HYBRID Energy fokusohet në ofrimin e zgjidhjeve fotovoltaike të avancuara të bazuara në materiale të besueshme dhe shumë efikase, fuqi punëtore të trajnuar dhe me përvojë, si dhe me një ekip inxhinierik profesional gjerman.

Shoqëria “Hybrid Energy” kërkon të punësojë: Menaxher/e Showroomi

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Koordinimi, menaxhimi dhe monitorimi i punëve brenda ambienteve të Showroom-it;
  • Prezantimi dhe reklamimi i produkteve;
  • Supervizimi i shitjeve duke qënë pjesë në hartimin e planeve strategjike të shitjes dhe marketingut;
  • Ruajtja e marrëdhënieve të mira, të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët potencialë;
  • Përgatitja e plan veprimeve për të identifikuar klientë të rinj;
  • Propozimi dhe përgatitja e oferta të personalizuara për klientët;
  • Kontrolli periodik i inventarit;
  • Raportimi periodik tek eprori;
  • Respektimi i etikës, kulturës organizative dhe i vlerave të kompanisë;
Kualifikimet / Kërkesat:
  • Të ketë mbaruar studimet e Larta (përbën avantazh një nga degët e fakultetin Ekonomik, si dega Administrim dhe Menaxhim Biznesi);
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune jo më pak se 2 vite;
  • Të njohë biznesin dhe të ketë njohuri të mira të praktikave dhe parimeve të biznesit;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës angleze.
Aftësi dhe kompetencat:
  • Të menduarit kritik dhe i/e prirur për zgjidhjen e problemeve;
  • Të ketë aftësi komunikuese shumë te mira, si verbale ashtu edhe me shkrim;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me stafin dhe klientët në mënyrë profesionale;
  • Të jetë i/e aftë të punonjë si vetëm ashtu edhe në ekip;
  • Të jetë korrekt dhe i/e përgjegjshme për detyrat që i ngarkohen.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronik: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres).
www.hybrid.al / www.globegroup.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top