• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Financiar 120.000 - 150.000 Leke Net

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Hotel ne Tirane, ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Menaxher/e Financiar, Paga 120.000 - 150.000 Leke Net

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha raportimeve financiare dhe informacioneve që lidhen me to;
  • Përgjegjës për procesin e buxhetimit, duke përfshirë planifikimin, mbledhjen, përgatitjen, prezantimin dhe analizën e informacionit të konsoliduar;
  • Përgjegjës për kontabilitetin dhe kontrollin e menaxhmentit për departamentet, njësitë, produktet, shërbimet etj;
  • Përgjegjës për planifikimin e parave dhe të bankave dhe raportimin tek menaxhmenti me qëllim të përmbushjes së afateve të pagesës dhe siguron pagesën e furnizuesve brenda datave të përcaktuara;
  • Kontroll i detajuar i dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
  • Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve me mjetet monetare;
  • Rakordimi i klientëve dhe furnitorëve, kasa fiskale, POS, bankë etj;
  • Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë;
  • Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
  • Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
  • Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së menaxherit financiar;
  • I/E aftë për të marrë përgjegjësi;
Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë Universitare dega Financë- Kontabilitet;
  • Njohuri shumë të mira të skemave të kontabilitetit;
  • Njohuri shumë të mira të rregulloreve tatimore dhe çështjeve të lidhura fiskale;
  • Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
  • Njohuri shumë të mira në programin Alpha Web;
  • Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
  • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;
Aplikantët të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: hotelnetirane1@gmail.com
 


Apply
Back
Top