• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Dyqani ne Qendren COIN

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Marketing
  3. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Menaxheri i Dyqanit eshte pergjegjes per te menaxhuar dhe koordinuar punet per shitjen e produkteve ne dyqanin e percaktuar te qendres Coin.

DETYRAT KRYESORE:
  • Realizon objektivat e percaktuara nga kompania per shitjet;
  • Permireson treguesit tregtare permes sherbimit cilesor ndaj klientit;
  • Pergatit analiza, raporte dhe paraqet propozime per ecurine e shitjeve apo fushatave te ndryshme promocionale;
  • Pergatit draft-buxhetin per departamentin qe ka nen varesi, per sezonet e reja te produkteve te kompanise dhe e paraqet ate per diskutim tek nivelet me te larta te menaxhimit;
  • Merr pjesë në mbledhjet periodike që organizohen nga pergjegjesi i sektorit te shitjeve per raportimin dhe ecurine e objektivave, detyrave te lena.
  • Menaxhon stafin nen varesi duke planifikuar dhe propozuar nevoja per burime njerezore, duke vleresuar performancen ne pune, duke organizuar punen, planifikimin e lejeve vjetore, nevojave per trajnim, etj;
  • Trajnon stafin e ri dhe ekzistues;
  • Menaxhon situata problematike ne lidhje me sherbimin korrekt te klientit;
  • Merr pjese ne show-room, programe trajnimi, si dhe workshope te ndryshme te organizuara per fushen nen varesi;
  • Kontrollon periodikisht gjendjen e stokut dhe kujdeset per ecurine e shitjeve;
  • Analizon dhe interpreton te dhena nga shitjet me qellim per te lehtesuar procesin e planifikimit per ecurine e kompanise;
  • Garanton zbatimin e standarteve me te mira ne sherbimin ndaj klienteve;
  • Sugjeron aktivitete promovuese per produkte dhe sezone te vecanta per te nxitur levizjen e stokut;
  • Merr pjese aktive dhe drejton stafin nen varesi, lidhur me procedurat dhe rezultatet e inventarit te organizuar sipas nevojave te kompanise;
  • Ndjek funksionimin e perditshem te punes ne kat (rregullsine e uniformave te stafit, te ambientit, ndarjen e turneve/diteve te pushimit, zbatimin e orarit te punes, etj) si dhe njofton per cdo problem qe mund te ndodhe ne katin per te cilin eshte pergjegjes dhe te marre masat perkatese ne rastet e nevojshme;
  • Mban stafin te informuar per mbarevajtjen e aktiviteteve, inisiativave te reja si dhe merr sugjerimet e tyre per ceshtje te ngjashme;
  • Koordinon grupin e punes per ekspozimin e koleksionit te ri dhe ndryshimet ne produktet ekzistuese me sektorin visual duke ju permbajtur kalendarit te koleksioneve te sezoneve perkatese.
  • Te qendroje i azhornuar me tendencat e tregut (sektorit qe perfaqeson).
KRITERET KRYESORE:
  • Edukimi: Universitet i Ekonomise. Preferohet Menaxhim Biznesi ose Marketing;
  • Gjuhe te huaja: Anglisht, Italisht;
  • Njohuri kompjuterike: Msc Office, njohuri ne programe te kases;
  • Eksperienca e kerkuar: Mbi 3 vjet ne fushen e shitjeve. Eksperienca te ngjashme menaxhimi ne qendra biznesi tregtare;
Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit eshte data 10 Korrik 2025, ora 17:00.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top