• Tirane, ofroj vend pune Menaxher / Agjent shitjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Detyrat
Një nga detyrat kryesore është Mbarevajtja e Klientit nga kontakti i parë deri tek shërbimi profesional;
Studimi i nevojave të tregut sipas zonave të mbulimit, identifikimi dhe gjetja e klientëve të rinj;
Prezantimi dhe njohja e klientëve me produket e brandit Citro Bio Juice.
Kryerja e negociatave me klientin, përcaktimi i kushteve specifike të kontratës dhe finalizimi i saj;
Kontakton në mënyrë të vazhdueshme klientin për të ndjekur ecurinë dhe problematikat;
Koordinon me Kordinatoren e Shitjes & Marketing;
Kryen plotësimin e databazës së të dhënave për klientet (Raportimi ditor/javor/mujor,)
Ndjek në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e likujdimeve për klientët dhe sigurohet që për cdo rast situata e rakordimeve me klientin të jetë sa më e qartë;
Eshtë përgjegjës për ndjekjen e klientit, shlyerjet e debisë, dhe faturimet duke i mbajtur me shënime cdo ditë;
Ndjek zonën e përcaktuar dhe informon për cdo ndryshim apo mos-zbatime;
Paraqitet te klienti në mënyrë profesionale, me të gjithë informacionin e duhur (Kartevizitë,listë produktesh- Konsumet apo gjëndjen debitore të printuar);
Përmbush Planin e takimeve dhe kontratave të përcaktuar dhe përpilon raportet ditore për vizitatat tek klientet.

Kualifikimet
Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në ketë fushë;
Të njohë mirë paketen e Microsoft Office;
Aftësi për të punuar në grup;
Të disponojë leje qarkullimi;
Të jetë e komunikueshme.
Kushte te mira pune dhe page e kenaqshme.

Kontakt: 00 355 67 310 1358
 


WhatsApp
Back
Top