Tirane, ofroj vend pune MEKANIK LINJE
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Profesioni | Fusha?
- Gjuha
-
- Gjuha?
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta,Sprite,Schweppes,Nestea,EFES, Cappy Pulpy.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.
CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:
MEKANIK LINJE
Përgjegjës për rregullimin e defekteve ne linja si dhe per te siguruar mirembajtjen e menjehershme parandaluese dhe korrigjime të problemeve qe mund te lindin ne linjat e prodhimit te CCBS.
Detyrat Kryesore:
1. Riparon difektet dhe kryen riparime të menjëhershme dhe mirëmbajtje parandaluese të pajisjeve ne linja.
2. Rishikon dhe instalon pajisje të reja.
3. Rindërton dhe shpik pjesë.
4. Kryen mirëmbajtjen e objektit për të ruajtur zonën e pastër dhe të sigurt të punës.
5. Siguron pjesët e kembimit për të ruajtur inventarin adekuat.
6. Gjeneron dhe perfundon urdherat e punes qe i jane caktuar.
7. Kryen ndryshimet ne pajisje dhe ngritjen e linjave te prodhimit.
Aftesite dhe kualifikimet:
1. Diplomë universitare në Mekanik inxhinier apo Shkolla e Mesme Teknike
2. Pervoje te meparshme pune deri ne 5 vjete ne mirëmbajtje në një ambjent te ngjashem të prodhimit industrial.
3. Preferohet 1 vit shtese eksperience si mekanik/elektrik.
4. Preferohet te kete pervoje ne para diagnostike / defekte dhe ne mirëmbajtje parandaluese.
5. Preferohet te kete njohuri ne Programmable Logic Control (PLC).
6. Aftesi te forta mekanike dhe elektrike.
7. I shpejte ne kryerjen e detyrave dhe te jete komod me punen ne nje mjedis të prodhimit me shpejtësi të lartë.
8. Aftësitë bazë kompjuterike.
9. Aftësia për të ndjekur specifikimet e prodhimit dhe skemat.
Te interesuarit duhet te dergojne brenda dates 19 Shtator 2015, nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne gjuhen Angleze, ne adresen e-mail: hr@cocacola.al
Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
Apply WhatsApp