Tirane, ofroj vend pune Media Buyer
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Blloku
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
Abissnet është në kërkim të një Media Buyer të kualifikuar dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë të marketingut. Media Buyer ka përgjegjësinë për blerjen dhe menaxhimin e hapësirave të reklamave për të promovuar shërbimet dhe produktet tona në mediat e jashtme; dhe shërbimet dhe produktet e bashkëpunëtorëve në hapësirat tona reklamuese të paketave dhe ambiente fizike.
Më shumë informacion për Abissnet gjeni në: https://abissnet.al/
Kanditatët e përzgjedhur do kontaktohen me telefon për intervistë. Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qellime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
Cel. : 0692230227
Detyrat
- Identifikimi i mediave të përshtatshme dhe zhvillimi i një strategjie blerjeje të efektshme për të siguruar ekspozimin maksimal të shërbimeve dhe produkteve tona;
- Realizimi i takimeve me bashkëpunëtorët dhe kultivimi i marrdhënieve të mira me ta;
- Hartimi dhe zbatimi i planit të blerjes së medias, duke përfshirë zgjedhjen e kanaleve të komunikimit, hartimin e buxhetit, kohëzgjatjen, frekuencën dhe përcaktimin e segmenteve të synuara;
- Takimi me bashkëpuntorë potencialë biznesi për të mbështetur forcimin e brandit. Menaxhon marrdhëniet e kleringut.
- Analiza e performancës së reklamave dhe monitorimi i rezultateve për të siguruar një ROI (kthim mbi investim) të mirëfilltë;
- Ngritja dhe ruajtja e marrëdhënieve me mediat dhe agjencitë e reklamave për të siguruar tarifat më të mira dhe kushtet më avantazhuese për blerjen e hapësirave reklamore, TV dhe radio;
- Përgatitja e raporteve të rregullta për efektivitetin dhe performancën e reklamave televizive dhe radiofonike;
- Mbajtja e njohurive të freskëta rreth tendencave të fundit në mediat audiovizive dhe identifikimi i mundësive të reja për promovim;
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i databazës së klientëve aktualë dhe potencialë;
- Arkivimi i mediaplaneve të bashkëpunëtorëve dhe studimi i potencialeve sipas audiencës të synuar dhe buxheteve në dispozicion.
- Menaxhon projektin Abissnet Superiore në bazë të kontratës dhe monitoron vazhdimisht zbatimin e saj, si dhe procedurat e posaçme në rast parregullsish.
- Bashkëpunon ngushtësisht me Menaxherin e Marketingut për të shkëmbyer informacion për popullimin e llogariveonline të Abissnet Superiore dhe me të tretë për mbarëvajtjen e projektit.
Kualifikimet
- Përvojë pune të demonstrueshme si Media Buyer, veçanërisht në fushën e blerjes së hapësirave reklamuese në televizion;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi;
- Njohuri të mirë të tendencave të fundit në industri dhe aftësi për të identifikuar mundësi të reja dhe inovative në fushën e marketingut dhe reklamave;
- Njohuri të thella të industrisë së mediave televizive dhe njohje të mirë të strukturës dhe funksionimit të televizioneve;
- Aftësi analitike të shkëlqyera dhe njohuri të përdorimit të mjeteve të specializuara për monitorimin dhe analizën e reklamave;
- Aftësi organizative dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe të ndjeshëm ndaj afateve;
- Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Excel;
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
Shënime
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë rezymenë e tyre në adresën e emailit me subject ‘’Aplikim Pune per Media Buyer’’ në b.njerezore@abissnet.al , jo më vonë se data 30 maj 2024.Më shumë informacion për Abissnet gjeni në: https://abissnet.al/
Kanditatët e përzgjedhur do kontaktohen me telefon për intervistë. Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qellime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
Cel. : 0692230227
Apply WhatsApp