• Tirane, ofroj vend pune me orar te plote | turni II Menaxher Dyqani dhe Staf Shitës WELL

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
  2. turni II
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
  2. Menaxhim strategjik | Drejtues
  3. Sherbim Klienti
  4. Shites/e | Kasier/e
  5. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, për shkak të zgjerimit të rrjetit të tij drugstore, kërkon të punësojë për qytetin e Tiranës, staf në pozicionet:

1. Manaxher dhe Përgjegjës Turni (F/M) - janë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarëvajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
Detyrat
  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
  • Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
  • Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
  • Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
  • Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
  • Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
  • Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
  • Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
  • Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
  • Asiston klientët në proçesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë;
  • Raportimi mbi ecurinë e punës.

2. Staf Shitës Full – Time - të cilët kryejnë njëherësh funksionet e punës kasier, sistemues dhe shërbim klient
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
  • Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
  • Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
  • Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
  • Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
  • Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
  • Mban pastër marketin, raftet, etj;
  • Asiston klientet ne proçesin e blerjes me çfare ata kanë nevojë;
  • Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat ai është i interesuar.
Kërkesat e profilit
  • Të kenë përfunduar arsimin e lartë për pozicionet menaxheriale dhe arsimin e mesëm për pozicionet e stafit, arsimi lartë për këto pozicione përbën avantazh;
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup;
  • Fleksibël për punë me 2 turne;
Ne ofrojmë:
  • Pagë motivuese;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike;
  • Kontratë të rregullt pune;
  • 40 ore pune në javë;
  • Vlerësim sipas performancës;
Tjetër (Opsionale)
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al ose ne numrin e tel: 0697053354

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply WhatsApp
Back
Top