Tirane, ofroj vend pune Manaxher Projekti - Junior
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
Vend Vakant
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Pjesë e BALFIN Group është Green Coast, një kompani e fokusuar në Projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, menaxhimin, operimin e Resorteve Turistike, Enklavave të Zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.
Pozicioni: Manaxher Projekti - Junior
Raporton: Administratori i Kompanisë
Shoqëria: GREEN COAST shpk
Funksionet kryesore:
- Është përgjegjës për mbikëqyrjen, koordinimin, implementimin dhe përfundimin e projekteve specifike.
- Siguron bashkërendimin e implementimit të fazave të ndryshme mes aktorëve të përfshirë në realizimin e projektit dhe zhvillimit proaktiv të strategjive të investimit.
- Siguron asistencë dhe analiza në hapat që do të ndërmerren për të bërë të mundur ligjërisht projektin.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Në funksion të mirëfunksionimit dhe zhvillimit të bisnesit, identifikon, vlerëson dhe përcjell për miratim mundësi të reja bisnesi;
- Bashkërendon marrëdhëniet dhe komunikimin me aktoret vendim-marrës për projekte të ndryshme;
- Bashkërendim me agjensitë kombëtare për lejet dhe liçensat e nevojshme gjatë fazave të zhvillimit të projektit;
- Identifikon lejet e ndryshme qeveritare të duhura për projektin dhe jep mendimin mbi termat dhe kushtet që duhet të plotësohen për marrjen e tyre;
- Jep mendimin mbi termat dhe kushtet për lejet e ndryshme qeveritare;
- Lehtëson dhe ndjek proçesin e aplikimit për lejet lokale dhe kombëtare;
- Zhvillon strukturat dhe proçeset sipas një plani të miratuar, në projektet ku kompania është investitore;
- Përgjegjës (kur I delegohet nga Administratori) për bashkërendimin me bashkëpunëtorët e jashtëm gjatë gjithë marrëdhënies për finalizimin e detyrave dhe harmonizimin si dhe reflektimin e ndryshimeve;
- Kryen analiza, identifikon problematika, rekomandon shërbime, asiston në implementimin e projektit duke ofruar suport analitik, praktik dhe ndjekje në terren;
- Vlerëson riskun, i cili përfshin krahasimin e riskut të vlerësuar me kritere të vendosura nga kompania, të tilla si: kosto, kërkesa ligjore, faktorë të ambjentit si dhe vlerëson mënyrën e mëparshme të manaxhimit të rikut nga kompania;
- Asiston dhe lehtëson në përpilimin e buxhetit të projektit, nevojës për financim dhe nivelin e shpenzimeve të pritshme;
- Asiston dhe lehtëson në dizenjimin e skedulit të afateve kohore që duhet të zbatojnë kontraktorët e përfshirë në studimet e nevojshme për marrjen e lejeve qeveritare;
- Identifikon, zhvillom dhe/apo mbikëqyr implementimin e projekteve duke përfshirë dhe pjesëmarrjen e tij në grupet e punës të brendëshme apo të jashtme;
- Pjesëmarrës në ndërtimin e planeve strategjike afatgjata dhe implementimin e planeve strategjike operacionale;
- Koordinon proçeset për ngritjen e infrastrukturës mbështetëse në projektet e zhvillimit të pronës;
- Kryen ndjekjen dhe monitorimin deri në fazën e tretë të ciklit jetësor të projektit;
- Mbikëqyr implementimin e proçeseve dhe kujdeset për dokumentacionin e nevojshëm;
- Raporton në mënyrë periodike sipas formateve të parapërcaktuara tek Administratori i Kompanisë.
- Si dhe çdo detyrë tjetër e caktuar nga eprori i drejtpërdrejtë.
Kërkesa të tjera:
- Të jetë i aftë në proçeset e planifikimit dhe te organizmit të punës (dhe punës në grup);
- Të këtë aftësi të mira komunikuese;
- Të dijë të punojë në grup;
- Të zotërojë aftësi negociuese;
- Të menaxhojë konfliktet;
- Të jetë tolerant ndaj stresit.
Kualifikime:
- Preferohet të ketë arsim të lartë në Degën Ekonomik;
- Të ketë minimalisht 3-5 vjet eksperiencë të ngjashme në fushën e menaxhimit të projekteve/menaxhim.
Proçedura e aplikimit për këtë vend pune:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
- Me e-mail: hr@balfin.al
- Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
Afati i aplikimit: 25/08/2016
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
Apply