• Tirane, ofroj vend pune Manaxher Projekti, Departamenti i Kartave dhe E Banking (Kontrate 1 vjecare)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Pozicioni: Manaxher Projekti (kontratë me afat 1 vjeçar)
Departamenti: Departamenti i Kartave dhe E-Banking
Divizioni: Operacional

Manaxheri i projektit do të jetë përgjegjës për projekitn e ndryshimit e të procesorit të kartave në OPT Bank Albania,
duke siguruar kalimin me sukses te procesori i ri i të të gjitha funsionaliteteve dhe cilësive aktuale të procesit të kartave.
Ai/ajo do të monitorojë të gjitha marëdhëniet kontraktuale me ofruesit e shërbimeve që përfshihen në projekt
dhe sigurojë që të gjithë departamentet e bankës të përfshira në këtë projekt të implementojnë ndryshimet e kërkuara.

Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Përcaktimi i objektivave të projektit dhe strukturës organizative të projektit;
  • Manaxhimi i buxhetit të projektit, pjesëtarëve të projektit, palëve të treta kontraktore dhe konsulentëve
  • Krijimi dhe monitorimi i skedulit të projektit për të realizuar projektin sipas planifikimit;
  • Identifikimi, vlerësimi dhe minimizimi i risqeve të projektit deri në përfundimin me sukses të tij;
  • Përcaktimi dhe monitorimi i indikatorëve që masin cilësinë e zhvillimit të projektit;
  • Komunikimi i përshtatshëm mes palëve të interesuara dhe pjesëtarëve të projektit ;
  • Pjesëmarrja dhe ndjekja e manaxhimit të ndryshimeve;
  • Koordinimi me sektorë të ndryshëm të bankës në përcaktimin e nevojave dhe ndryshimeve që vijnë nga projekti.
Kualifikimet kryesore
  • Diplomë universitare në Informatikë Ekonomike, Shkenca Kompjuterike, Ekonomike ose fusha të ngjashme;
  • Certifikim në një nga metodologjite standarte për manaxhim projekti;
  • Eksperienca në menaxhimin e projekteve dhe analizën e aplikacioneve që lidhen me procesimin e transaksioneve me kartë përbëjnë avantazh;
  • 3 ose më shumë vjet eksperiencë profesionale, preferohet në industrinë e shërbimeve bankare dhe financiare apo në kompani që u ofrojnë shërbime informatike kësaj industrie në fushën e procesimit të kartave të kreditit dhe debitit;
  • Njohuri të programeve informatike dhe proceseve bankare përbën avantazh;
  • Njohuritë kompjuterike, dhe sidomos në arkitekturën e aplikacioneve dhe databazë përbëjnë avantazh;
  • Aftësi ndërpersonale dhe komunimi;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Nivel i lartë aftësish organizative dhe analitike;
  • Rrjedhshmëri në gjuhën angleze.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 15 Prill 2021.
 


Apply
Back
Top