Tirane, ofroj vend pune Manaxher Projektesh, Organizim dhe Metodologji, Departamenti i Operacioneve
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përgjegjës për planifikimin, koordinimin, implementimin, monitorimin e projekteve të NOA. Përgjegjës për organizimin dhe metodologjinë e institucionit në lidhje me procedurat, politikat dhe manualet, për të siguruar përputhshmëri dhe unifikim midis departamenteve. Caktohet si Manaxher Projektesh në projekte specifike.
Përgjegjësitë Kryesore
Detyra specifike përgjatë veprimit si Manaxher Projekti në projekte specifike
Kërkesat për pozicionin:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 23 Korrik 2021 në humanresources@noa.com.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Përgjegjësitë Kryesore
- Përkthen planin e projekteve afat shkurtra dhe afat mesme në një plan konkret operacional për Komitetin e Sistemeve të Informacionit duke konsideruar prioritetet, burimet dhe impaktin në biznes dhe rezultatet;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe raportimin e një databaze projektesh sipas nevojës;
- Kujdeset për planifikimin, realizimin dhe zbatimin e projekteve të deleguara nga Komiteti i Sistemeve të Informacionit;
- Manaxhon ndryshimet gjatë kohëzgjatjes së projektit, bën propozime konkrete, reflekton ndryshimet në dokumentacionin e projekteve dhe i përcjell për aprovim te ISG;
- Vepron si trajner/coacher i manaxherëve të projekteve dhe anëtarëve të tjerë të skuadrës për të siguruar cilësi të lartë dhe manaxhim brenda afateve të secilit projekt, dokumentacion të saktë të paraqitur në mbledhjet e Komitetit të Sistemeve të Informacionit dhe/ose raportimeve mujore;
- Harton politika dhe procedura të organizimit dhe metodologjisë përfshirë mjetet e zbatimit;
- Ndërton dhe përcakton standarte për shkrimin e procedurave, politikave, manualeve apo memo-ve;
- Koordinon dhe lehtëson procesin e rishikimit të Procedurave dhe Politikave;
- Koordinon dhe siguron që të gjitha praktikat e institucionit të përkthehen në procedura / politika të aprovuara;
- Azhornohet me zhvillimet dhe standartet më të fundit në lidhje me politikat dhe procedurat;
- Merr pjesë aktivisht në aktivitetet e ndërtimit të skuadres;
Detyra specifike përgjatë veprimit si Manaxher Projekti në projekte specifike
- Zhvillon plane të detajuara projektesh me hapat përkatëse dhe punon me personelin e brendshëm dhe të jashtëm për të siguruar që qëllimet arrihen duke përdorur mjetet e manaxhimit të projekteve;
- Kujdeset për planifikimin, realizimin dhe zbatimin e projekteve të deleguara nga Komiteti i Sistemeve të Informacionit në përputhje me procedurat në fuqi dhe strategjitë e institucionit;
- Koordinon palët, komunikimet dhe aktivitet e ndryshme lidhur me projektin;
- Arrin objektivat dhe qëllimin e projektit brenda afateve të rëna dakord, duke përdorur në mënyrë efikase burimet e vëna në dispozicion dhe duke respektuar planin e buxhetit të projektit;
- Manaxhon pritshmëritë e palëve të interest të projektit dhe i informon rregullisht rreth progresit të projektit / ecurisë dhe parashikimeve në përputhje me planin e komunikimit;
- Siguron që rezultatet e projektit dhe produktet përfundimtare përmbushin pritshmëritë e palëve të interesit dhe korrespondojnë plotësisht me qëllimin fillestar të projektit në aspektin e përmbajtjes dhe cilësisë.
Kërkesat për pozicionin:
- E preferueshme 4 vite eksperiencë në një nga fushat e projektit (Shitje, IT, Financë);
- Aftësi të shkëlqyera organizimi, koordinimi dhe manaxhimi të kohës; Gjykim stategjik i shëndoshë;
- Aftësi shumë të mira për të siguruar mbikëqyrje, mentorim, udhëheqje; Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vendimmarrje;
- Diplomë universitare në Ekonomi, Shkencat Sociale, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të lidhura.
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 23 Korrik 2021 në humanresources@noa.com.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Apply