Tirane, ofroj vend pune Manaxher/e Food Hipermarket
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Supervizor | Team Leader
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë për projektin e vet më të ri në hapje:
Manaxher/e Food Hipermarket
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Manaxhon punën dhe stafin që ka në varësi në përputhje me politikat dhe rregullat e kompanisë.
- Në bashkëpunim me stafin në varësi harton planin dhe strategjinë për periudha të caktuara për departamentet që ka në manaxhim.
- Bashkëpunon shumë ngushtë me Drejtorin Operacional për të çuar përpara punën.
- Monitoron në mënyrë periodike paraqitjen e produkteve në rafte, duke verifikuar informacionin që lidhet me përshkrimin dhe çmimin dhe punon me stafin në varësi për adresimin e problematikave (nëse evidentohen të tilla).
- Respekton dhe mbështet punonjësit që ka në varësi për të krijuar një mjedis të këndshëm pune.
- Trajnon/ndjek stafin në varësi në lidhje me detyrat e punës, procedurat dhe rregullat e kompanisë.
- Përfshihet në planifikimin e orëve javore të punës dhe periudhat ditore të pushimit për stafin që ka në varësi dhe i bën ato të njohura për stafin dhe Drejtorin e Hipermarketit duke respektuar afatin e njoftimit.
- Përfshihet në procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve duke dhënë vlerësime objektive të bazuara në rezultate.
- Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Diplomë universitare (Preferohen fusha që lidhen me Administrim Biznesi/Menaxhim).
Eksperienca: Të paktën 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme (në supermarket/hipermarket).
Aftësitë:
- Aftësi të drejtojë dhe motivojë një grup.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
- Aftësi të punojë nën presion dhe të merret me situata sfiduese.
- Ndjenjë përgjegjësie.
- Njohuri të Gjuhës Angleze dhe kompjuterike.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtë përmendura:
1. CV të detajuar
2. Me e-mail:hr@mercato.al/ ose ne numrin e telefonit 069 40 22 492
Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
Apply WhatsApp