• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Mundësi Punësimi - Magazinier

VEGA Group
, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Magazinier.


Detyrat dhe Pergjegjësitë:
  • Ndjek procesin e përgatitjes dhe paketon produktet për grupet e punës;
  • Organizon magazinimin në mënyrë efikase të stokut me qëllim nxjerrjen sa më të lehtë të tij për përdorim;
  • Bashkëpunon me Divizionin e Prokurimeve dhe Logjistikës për sigurimin e furnizimit në kohë me materialet më të nevojshme;
  • Mbikëqyr kontrollin e cilësisë për produktet që dalin nga magazina;
  • Mban regjistra të saktë të lëvizjeve të inventarit;
  • Zbaton protokollet e sigurisë dhe garanton një mjedis të sigurt të punës;
  • Përgatit raporte të hollësishme mbi veprimtarinë e magazinës për shqyrtim nga supervizori;
  • Mban pastër dhe të organizuar magazinën, duke vendosur produktet në vendet e duhura dhe duke mbajtur rrugën e lëvizjes të lirë për personelin dhe pajisjet e transportit;
  • Rregullon materialet sipas sistemit të kodimit ose organizimit për të identifikuar dhe lokalizuar produktet me lehtësi;
  • Mban dokumentacionet e hyrjeve/daljeve të materialeve në magazinë, regjistrimin e të dhënave të rëndësishme si dhe arkivimin fizik të dokumentacionit;
  • Përgjegjës për monitorimin dhe parandalimin e humbjeve të materialeve në magazinë;


Kriteret dhe Kualifikimet:
  • Minimumi 3 vite eksperience pune në këtë pozicion;
  • Të njohë mirë paketën Office, veçanërisht Exel;
  • Të zotërojë Patentë Klasi B;
  • Aftësi të mira në komunikim dhe organizim;
Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Magazinier”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply
Back
Top