• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Kompania “Engineering Global Solution” Sh.p.k për realizimin e veprave të reja madhore. Ndërton objekte ku përfshihen rezidenca individuale, objekte multifamiljare, objekte industriale, qëndra tregtare, projekte interieri, sistemime etj.

Cilësi, shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!

Kompania “EGS” Sh.p.k si pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Magazinier


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për sistemimin e mallrave në ambientet e magazines;
  • Kontrollon sasinë e të gjitha produkteve që hyjnë dhe dalin;
  • Përpilon fletë hyrje/dalje dhe kryen regjistrimin e tyre në programin perkates;
  • Eshtë përgjegjës për gjendjen fizike dhe mirëmbajtjen e produkteve;
  • Monitoron në bazë ditore stokun e magazines;
  • Kryen inventarizim periodik sipas nevojave të kompanisë;
  • Kujdeset që të gjitha produktet të jenë vendosur saktë në hapësirën që ka nën përgjegjës;
  • Mirëmban pastër dhe me rregull ambjentin e punës;
  • Bashkëpunon me financën për të kontrolluar përputhshmërinë e regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të materialeve;
  • Kryen raportime periodike;

Kualifikimet / Kërkesat
  • Të ketë përfunduar studimet e larta (përbën prioritet një nga degët e Ekonomikut);
  • Eksperienca në këtë fushë përbën avantazh;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe menaxhuese.
  • Të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike;
  • Të jetë person sistematik.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresë elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

Cel. : 0674021523
 


Apply WhatsApp
Back
Top