Tirane, ofroj vend pune Magazinier
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,
Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
Magazinier
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e të gjitha materialeve që ndodhen në magazinë;
- Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton cdo lëvizje në magazinë (hyrje/dalje);
- Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon cdo kategori e tyre;
- Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrja në dorëzim) apo daljes (dorëzimit të materialeve) si fletëhyrje, fletëdalje, procesverbale etj;
- Njeh shumë mire vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok;
- Mban procesverbale për cdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim;
- Plotëson ditarin e magazinës për cdo lëvizje në magazinë, hyrje/dalje dokumentat dhe kartelat përkatëse;
- Të bëjë sistematikisht inventaret për të gjitha sektorët e magazines;
- Të kujdeset për mirëmbajtjen e magazines;
- Të bëjë kryej veprimet hyrëse dhe dalëse në programin financiar të magazinës;
- Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që i kërkohen nga eprori i drejtëpërdrejtë;
- Bën raportime ditore tek eprori i drejtëpërdrejtë;
- I aftë për të marrë përgjegjësi;
- Të ketë eksperiencë jo më pak se 3- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
- Të ketë aftësi shumë të mira drejtimi dhe organizimi;
- Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office;
- Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
- Njohuri të mira në programin Alpha;
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
- Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
- Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
- Fleksibilitet me orarin e punës;
Ofrohet:
- Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al, ose te kontaktojne ne numrin e telefonit +355 68 608 2912
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : +355686082912
Apply WhatsApp