• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
  1. anglisht
Për një ndër kompanitë më prestigjioze në sektorin e industrisë së fotografisë dhe të pajisjeve mjekësore,
distributore rajonale e kompanisë Japoneze Fujifilm, kërkohet një magazienier.

Detyrat:

  • Të sigurojë sistemimin e mallrave në magazinë;
    Të kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve të magazinës;
  • Të kontrollojë sasinë e produkteve që hyjnë dhe dalin nga magazinë;
  • Të bëjë në bazë të flete- hyrjeve dhe flete-daljeve, ngarkimet dhe shkarkimet në programin e magazinës;
  • Të përgatisë dhe rifreskojë tabelën e mallrave të disponueshme në magazinë;
  • Të verifikoJë dhe identifikojë diferencat mes sasisë së marrë në dorëzim dhe sasisë së porositur;
  • Të sigurohet për mbarëvajtjen e punës në departament sipas rregullave dhe manualeve të sigurisë;
  • Të jetë i komunikueshëm dhe përgjegjës për zbatimin e detyrave të ngarkuara.

Kualifikimet:
- Arsimi: Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, dhe të ketë të paktën 1- 2 vite eksperiencë pune.

Aftësitë:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Aftësi shumë të mira organizative;
  • Të jetë person korrekt dhe i besueshëm;
  • Aftësi analizuese dhe I vëmendshëm ndaj detajeve.

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj
duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: info@altoparlant.us
 


Apply
Back
Top