• Tirane, ofroj vend pune MAGAZINIER

GENER 2 SH.P.K
SHPALLJE POZICION VAKANT
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD

 PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS
Magazinier ne Objekt Ndertimor

 PERSHKRIMI I POZICIONIT
Qëllimi i pozicionit është manaxhimi i vlerave materiale, kryerja e veprimeve operacionale, ne kohen dhe cilesine e duhur sipas procedurave te miratuara dhe pergatitja e raporteve perkatese kur eshte e nevojshme.

 DETYRAT KRYESORE
• Ben te mundur qe standardet e sigurisë zbatohen për ruajtjen e inventarëve, duke marrë në konsideratë kërkesat teknike dhe teknologjike të materialeve;
• Merr masa për të siguruar ruajtje të sigurt të artikujve, duke përfshirë masat kundër humbjes apo vjedhjes;
• Proceson te gjitha hyrjet dhe daljet e artikujve ne magazine ne perputhje me rregullat dhe procedurat e kompanise dhe konform dokumentacionit perkates;
• Siguron qe magazina të përdoret ekskluzivisht për ruajtjen e inventarit, me akses të kufizuar;
• Ben verifikimet perkatese te mallrave per cilesine dhe sasine se bashku me dokumentacionin respektiv;
• Bën etiketimin e artikujve në përputhje me procedurat e kompanisë;
• Ben regjistrimin e Flete-Hyrjeve dhe Flete-Daljeve në mënyrë kronologjike ne Librin e Magazinës dhe Kartelën e Artikullit.
• Asiston ne procesin e Nxjerrjes Jashte Perdorimit dhe perditeson regjistrat e inventarit dhe kartelat e artikujve përkatës qe aprovohen per te dale jashte perdorimit;
• Asiston ne procesin e inventarit fizik te magazinave duke I vene ne dispozicion komisionit te gjithe informacionin dhe facilitetet e nevojshme;
• Dorezon ne menyre periodike informacionin Pergjegjesit te Magazines;
• Raporton per mallrat e demtuara dhe mallrat me qarkullim te ngadalshem.

 KRITERET KRYESORE
• Te kete perfunduar arsimin e larte;
• Te njohe programe magazinimi, njohuri shume te mira te pakeketes office, vecanerisht Excel;
• Mbi 5 vjet eksperience pune si magazinier;
• Te kete aftesi te shkelqyeri komunikimi dhe koordinimi;

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është data 10 Maj 2015, ora 17:00.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top