Tirane, ofroj vend pune Magazinier/e per Pjese Kembimi (Gjeneratore, Stabilizatore, etj)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote

Pozicioni: Magazinier/e për Pjesë Këmbimi (Gjeneratorë)
Kompania jonë, që operon në fushën e shitjes dhe mirëmbajtjes së gjeneratorëve, është në kërkim të një Magazinier/e të përkushtuar dhe të organizuar për menaxhimin e pjesëve të këmbimit për gjeneratorë.
Detyrat kryesore:
- Pranimi, kontrolli dhe regjistrimi i pjesëve të këmbimit që vijnë në magazinë
- Sistemi dhe organizimi i materialeve
- Mbajtja e stokut të përditësuar dhe ndjekja e lëvizjeve të produkteve
- Përgatitja dhe dorëzimi i pjesëve për ekipin teknik dhe klientët
- Kontrolli i saktësisë së dokumentacionit për hyrje/daljet nga magazina
- Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin teknik dhe shitjen për të siguruar funksionimin e duhur të punës
- Kryen rakordimet per gjendjen fizike dhe kontabel
- Mban përgjegjësi për mallin e dorëzuar në magazinën e tij, sistemon, mban rregull edhe pastërti në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të magazines.
Kualifikimet:
- Arsim i mesem (I detyruar)
- Eksperiencë e mëparshme në pozicion të ngjashëm (përparësi nëse është në fushën e pajisjeve elektroteknike ose mekanike)
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve për menaxhimin e magazines (përparësi nëse ka njohuri rreth programit Bilanc Web)
- Aftësi të mira organizimi dhe komunikimi
- Vëmendje ndaj detajeve, përgjegjësi dhe korrektësi në punë
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në kushte dinamike
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze
Vendndodhja: Ish Sheshi Shqiponja, përballë ish Doganës, Tiranë
Orari i punës: 08:00-16:00- E Hënë-Shtunë
Paga: 60 000 Lek me mundesi rritje ne vazhdim

Apply WhatsApp