Tirane, ofroj vend pune Kordinator/e në Showroom
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Komuna Parisit | Kristal Center
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Partner.al kërkon një Kordinator/e në Showroom në Tiranë,
për një klient i cili operon në projektimin / prodhimin e produkteve promocionale dhe reklamave.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për arritjen e objektivave sasiorë dhe cilësorë në Showroom;
- Përgjegjës për ndarjen dhe ndjekjen e realizimit të detyrave të stafit në showroom, si dhe trajnimin e vazhdueshëm te stafit;
- Menaxhon dhe motivon stafin që të rriten shitjet ditore dhe të maksimizohet efikasiteti në punë;
- Sigurohet që të gjitha operacionet në Showroom të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
- Përgatitja e raporteve javore, mujore dhe vjetore sipas standardeve të kompanisë;
- Përgjegjës për strategjinë e ekspozimit të gjithë produkteve sipas planit të dakorduar;
- Përgjegjës për stokun e artikujve në Showroom, dhe regjistrimin e artikujve të rinj;
- Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi;
- I përgjigjet ankimimeve dhe komenteve të klientëve;
- Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e dyqanit;
- Përgjegjës për procesimin e porosive të reja për stokun në Showroom;
- Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.
Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet profili Administrim Biznes;
Minimalisht 2 vite eksperiencë në shitje në nivel menaxherial;
Përdorues shumë i/e mirë i paketës MS Office dhe programeve financiare, preferohet Navision;
Njohuri të gjuhës Angleze;
Aftësi shumë të mira analitike;
Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit nën varësi.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Apply