• Tirane, ofroj vend pune Koordinator

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë,
ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake.
E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.

Pozicioni: Koordinator i departamentit të produkteve të bardha dhe të vogla elektro-shtepiake (per grupin e terrenit)
Departamenti: Operacional
Raporton: Menaxheri Operacional
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Koordinatori i departamentit të produkteve të bardha dhe të vogla organizon punët ditore në departament, ndjek dhe kontrollon shërbimet në mënyrë sistematike.

Detyrat/Përgjegjësitë:
  • Shpërndarja e punëve tek teknikët në menyrë eficiente dhe efektive
  • Ndjekja e çdo urdheri pune deri në riparim/finalizim në Dispatch
  • Përditësimi deri në mbyllje të urdhërave të punës në sistem për cdo riparim, montim, porosi.
  • Menaxhimi I stockut të departamentit.
  • Kryerja e porosive të pjeseve tek partneret.
  • Menaxhimi I veglave të punës të departamentit
  • Ndjekja e cdo rasti problematik me ankese/VIP
  • Përmirësimi I eficiencës dhe efektivitetit të departamentit në tërësi
  • Ndjekja e korespondencës me partneret për informacionet teknike të kerkuara
  • Pergjegjës për vendosjen e kostos përfundimtare për cdo riparim.
  • Kryerja e analizave dhe inventareve të stockut të cdo magazine/pjese të departamentit dhe ndjekja e cdo rasti problematik deri në finalizim
  • Raportime të ndryshme tek menaxheri operacional.
Kërkesat:

Edukimi: Diplomë Baçelor
Eksperiencat e punes: Përvojë të ngjashme pune, e preferueshme minimalisht 3 vjet eksperiencë pune

Kualifikime dhe aftësi të tjera:
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Të jetë sistematik në ndjekjen e detyrave konform procedurave të shoqerisë.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës office.
  • Të ketë aftësi të mira koordinimi, planifikimi dhe monitorimi.
  • Të ketë aftësi për të punuar në mjedis mjaft konkurrues, ku përmbushja e objektivave në kohën e paracaktuar është parësore.
  • Të ketë eksperience në menaxhim stafi në varësi të tij.
  • Njohuri të paketës NAV.
  • Eksperienca të ngjashme pune lidhur me këtë pozicion.
Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet
e-mailit tek adresa: hr@elektroservis.al.

Afati i dorëzimit: 14 Shkurt 2020!
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply
Back
Top