TEG

  • Tirane, ofroj vend pune Koordinator Zyre

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Eksperienca
vetem me eksperience
Tirana East Gate është qendra më e madhe tregtare në Shqipëri hapur në Nëntor të vitit 2011dhe menaxhohet nga ACREM, pjesë e BALFIN Group, grupi më i madh financiar në rajon.

Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, Grupi sot operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Portofoli i tij i diversifikuar shtrihet në disa sektorë, duke përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjen me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, edukimin dhe argëtimin. Me një forcë punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet me ritme të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Koordinator i Zyrës
Departmenti: Menaxhim
Vendndodhja:Tiranë


__________________________________________________________________________________________________

Koordinator i Zyrës është personi i parë i kontaktit në zyren e administratës në njësinë tregëtare. Ky funksion është një urë lidhëse e rendësishme mes Menaxherit të Pergjithshëm dhe menaxherëve, funksionarëve të kompanisë dhe stafeve dhe njësive operacionale gjatë punës së përditshme. Koordinon punën mes Menaxherit të Përgjithshem dhe departamenteve brenda kompanisë dhe suporton për gjithë nevojat e zyrës se administratës TEG gjatë ecurisë së përditshme.
__________________________________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjgjësitë:

  • Organizon axhendën e aktiviteteve dhe takimeve si dhe kujdeset për pritjen, akomodimin, shërbimet e nevojshme sipas axhendës.
  • Mban “Minutat e Takimit” për mbledhjet e organizuara & delegon te secili kërkesat përkatëse.
  • Delegon te personat përgjegjës çështje apo kërkesa të ndryshme të GM që lidhen me veprimtarinë e përditshme të punës në nivel kompanie TEG.
  • Mbledh dhe përpunon të dhëna për përgaditjen e raporteve të ndryshme të biznesit sipas kërkesës së Operation Manager.
  • Përgatit shkresa zyrtare dhe njoftime, kundrejt partnereve, institucioneve shtetërore apo subjekteve private sipas kërkesës së Operation Manager.
  • Ndjek proçeset e punës për projektet aktuale dhe të reja të zhvillimit të biznesit, si dhe marrëdhëniet kontraktuale me klientët.
  • Kryen rezervimet e hotelit dhe biletave të udhëtimit brenda / jashtë vendit të GM dhe menaxherëve të linjës sipas nevojave për udhëtime, sipas politikës se rishikuar dhe ndarjes se njësive.
  • Monitoron shpenzimet pritje-percjellje për takimet kafe & dreka pune të GM dhe linjës së menaxhereve dhe ndjek konfirmimet në AFP.
  • Kryen detyra të tjera që i caktohen nga Operation Manager.
  • Kryen shpërdarjen e postës qe lidhen me dep dhe njësinë TEG.
  • Kryen rregjistrimet e Protokollit TEG të dokumentave hyrës/dalës.
  • Organizon & koordinon lëvizjet me shoferin sipas nevojave të kompanisë për porositë TEG.
  • Siguron që zyra të jetë e organizuar dhe me pajisjet funksionale për pajisjet IT dhe Printera.
  • Kryen porosite e nevojshme të zyrës per blerjet me kontratë grupi: kancelari, uje, kafe etj dhe ndjek konfimimet e blerjeve në AFP.
  • Kryen porositë për blerjet sipas nevojave të zyrës në SPAR, Jumbo, etj, dhe ndjek konfirmimet e blerjeve në AFP.
  • Kujdeset për rregullsinë në ambjentin e punës, shërbimin e pastrimit dhe aksesin hyrës/dalës në ambjentet e Arkivës.
__________________________________________________________________________________________________

Kërkesa dhe Kualifikime:

  • Diplomë Bachelor, profili Administrim Biznes, Finance, apo profile në Shkenca Sociale etj
  • Përvoja e Punës: Jo më pak se 1.5-3 vite në të njëjtin profil pune ose të ngashëm me të.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese.
  • Aftësi për të analizuar dhe interpretuar të dhëna për përgaditjen e raporteve.
  • Metodik/e dhe i/e organizuar.
  • Ndershmëri dhe Intergitet.
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup.
  • Njohje të shkëlqyera të gjuhës angleze (preferohet njohje e gjuhëve të tjera).
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike.
_________________________________________________________________________________________________

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.

Mënyra e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 16/03/2026 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: “Koordinator Zyre"

*Ekipi HR do të kontaktoj vetëm kandidatët e përzgjedhur. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top