• Tirane, ofroj vend pune Koordinator për Departamentin e Trajnimeve

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
10 Qender - Posta | Lidhja Shkrimtareve
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DHTI-Tiranë
Kërkon Koordinator për Departamentin e Trajnimeve


****
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë shpall 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin Koordinator Trajnimi.

Nëse jeni të apasionuar pas zhvillimit të aftësive profesionale, i organizuar dhe punoni mirë në grup, ju inkurajojmë të aplikoni dhe t'i bashkoheni stafit të DHTIT-së për të kontribuar në zhvillimin dhe menaxhimin efektiv të programeve tona të trajnimit.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët
  • Diplomë universitare e nivelit Bachelor/Master në fushën e Administrimit të Biznesit
  • Të paktën 3 vite pune në pozicion të ngjashëm;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe nën trysni;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (zotërimi i gjuhëve tjera përbën përparësi);
  • Aftësi për të implementuar ide të reja dhe inovative për zhvillimin e programeve të trajnimit;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
Kandidatët që plotësojnë kërkesat e lartpërmendura, janë të lutur të dërgojnë në adresën e e-mailit: sekretaria@cci.al, me subjekt “Aplikim për Koordinator/e Trajnimi”, këto dokumente:
  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Dy rekomandime (rekomandimet duhen të jenë nga punëdhënësi apo mbikëqyrësi juaj së bashku me kontaktet e tyre).
Data e fundit për aplikim është 15 Korrik 2024

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Rruga e Kavajës, Nd2/2, 1001 Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.cci.al
 


Apply
Back
Top