• Tirane, ofroj vend pune Koordinator Mjedisi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
Eksperienca
vetem me eksperience
Koordinatori i Mjedisit ne kantier përgjigjet për koordinimin e punëve për realizimin dhe implementimin e kërkesave të sistemit ISO 14001 dhe planeve të menaxhimit të mjedisit ,planeve të rehabilitimit dhe procedurave specifike në kantier.Ai/Ajo ppërgjigjet për mbarëvajtjen ,monitorimin e sistemit të menaxhimit të mjedisit gjatë ushtrimit të aktiviteteve ndërtimore të kompanisë si dhe menaxhimin e ceshtjeve sociale.

DETYRAT KRYESORE:
  • Siguron zbatimin e kerkesave ligjore ne lidhje me ceshtjet e mjedisit , si dhe zbatimin e procedurave dhe standarteve sipas ISO 14001 per aktivitetin e ushtruar nga kompania ne kantier.
  • Koordinon dhe verifikon progresin e punës sipas specifikimeve dhe sistemit mjedisor dhe social në kantieret e ndërtimit.
  • Kryen inspektime në kantiere në lidhje me përputhshmërinë me kuadrin ligjor institucional si dhe auditime të sistemit të mjedisit,përpuethshmerinë e kompliancës mjedisore sipas standarteve të kërkuara.
  • Krijon ,mirëmban ,përditëson database lidhur me rekordet e duhura sipas procedurave në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe vlerësimit të përformancës mjedisore të kompanisë ne kantier.
  • Asiston ne hartimin e planeve te menaxhimit , rehabilitimit , monitorimit dhe plane dorezimi te objektit;
  • Drafton plane për zbutjen e ndikimeve në mjedis nga aktivitetet ndërtimore të kompanisë.
  • Implementon programet e kontrollit për reduktimin e rreziqeve dhe incidentet mjedisore.
  • Siguron evidentimin ,raportimin në kohë të të gjitha incidenteve mjedisore .
  • Te adresoje te gjitha ankesat lidhur me projektin , te rregjistrooje dhe menaxhoje deri ne zgjidhjen e tyre.
  • Te mbaje rekorde mbi ankimimet dhe rregjistrin perkates te ankesave te ardhura nga palet e treat /komuniteti.
  • Te verifikoj dhe siguroj informacion per cdo ankese te marre, te jape opinionin e tij lidhur me ankesen.
  • Te ndjek mbylljen e ankesave dhe te pasqyroje ata ne regjistrin e ankesave .
KRITERET KRYESORE:
  • Master Shkencash ne Inxhinieri Mjedisi ose fusha relevante si Shkencat Natyrore (kimi industriale, biologji) , Inxh. Pyjesh ,Studime ne universitetet e vendeve te BE,
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze, I certifikuar per sistemet ISO 14001;
  • Mbi 5 vite experience pune: Mbi 3 vite ne fushen e implementimit te sistemit te menaxhimit te mjedisit 14001, kuadrit ligjor mjedisor dhe mbi 3 vite si Koordinator projektesh apo njesive operacionale ne fushen e mjedisit.Preferohet me eksperience ne hartime te planeve të menaxhimit të mjedisit dhe auditime mjedisore.Eksperience ne implementim te projekte te financuara nga EBRD/World Bank/KfW ;
  • Njohuri te programeve kompjuterike, Microsoft Office;
  • Te jete i gatshem te punoje jashte Tirane.
Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit eshte data 15 Shtator 2025, ora 17:00.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top