• Tirane, ofroj vend pune Koordinator i Sherbimeve te Qiramarresit ne Qendren Tregtare Toptani

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Eksperienca
vetem me eksperience
Koordinatori i Sherbimeve te Qiramarresit eshte pergjegjes per menaxhimin e porosive te puneve dhe sherbimeve ndermjet departamenteve/njesive te menaxhimit te qendres dhe klienteve/qiramarresve.

DETYRAT KRYESORE:
  • Nderlidhese ndermjet qiramarresve potencial, personelit te brendshem dhe menaxherit per te negociuar.
  • Ndihma e qiramarresve ne plotesimin e formulareve te qiradhenies.
  • Prezantimi i hapesirave klienteve te mundshem sipas nevojave te menaxherit.
  • Pergatitja e dokumentave te duhur qe lidhen me marreveshjet e qirase, draftim kontrate dhe anekse.
  • Pergatitja e shkresave dhe komunikimeve zyrtare me klientet.
  • Ruajtja dhe perditesimi i database te qiramarreve, te tilla si: marreveshje qiraje, transferimi, negociime, rinovime, njoftime zyrtare per mospermbushje detyrimesh etj, si dhe finalizimi ne kohe i dergesave te tyre elekronike dhe me poste.
  • Koordinimi dhe komunikimi me zyren qendrore te ligjorit per cdo marreveshje qiraje, transferimi, negociimi, rinovimi etj
  • Koordinimi me departamentin e sherbimeve & mirembajtjes se QTT per perpilimin dhe dorezimin e proces-verbaleve (Handover) ne kohe tek qiramarresi i ri.
  • Pergatitja dhe rishikimi i qirave dhe amendimeve mbi ndryshimet, rinovimet, zgjatje, perfundime, pelqime/mospelqime etj.
  • Ne shume raste, kryerja e detyrave te lidhura me kontabilitetin, si faturimi, shperndarja fizike ne te gjitha subjektet ligjore te qendres dhe monitorimi i pagesave apo detyrimeve te qiramarresve te qendres.
  • Kontakt I vazhdueshem me klientet rreth problematikave te tyre operacionale.

KRITERET KRYESORE:
  • Diplomë në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Marketing;
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë në fushën marketingut, ose negocimit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira Paketës Office;
  • Aftësi komunikuese dhe organizative;
  • Përvojë në shërbimin ndaj klientit;
  • Aftësi për të punuar me stafin dhe eprorin për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi për të punuar si pjesë e nje ekipi;
  • Të zotërojë patentë të klasit B.


Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është data 10 Qershor 2024, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top