• Tirane, ofroj vend pune Koordinator i departamentit Frontdesk

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti | Konsulent
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.

Pozicioni: Koordinator i departamentit Frontdesk & Data Analist
Raporton: Manaxher Operacional
Departamenti: Operacional
Vendndodhja: Tiranë

Permbledhja e Pozicionit: Kryen Koordinimin ne frontdesk si dhe me departamentet e tjera

Detyra dhe Pergjegjesi:


  • Gjenerimin e raporteve te ndryshme per monitorimin e KPI
  • Kontroll monitorim te procedurave ne baze te kerkesave nga Menaxheri
  • Raporton në fund të cdo dite për hyrjet dhe daljet e produkteve nga Servisi
  • Funksionon si një ndërmjetës mes klientit dhe departamentit teknik.
  • Pergjegjes per monitorimin ,kordinimin, shitje SHOW-ROOM , Klient
    • Transfertat
    • Cmimet
    • Social media
  • Identifikim I spare part’s ne portalet e Brandeve
  • Hapja e nr te punes dhe kryerja e porosive
  • Mbi bazën e raporteve analizon dhe sugjeron për përmirësim të procesit.






Kërkesat:

Edukimi: Arsim I lartë, Diplomë Bachelor (preferohet Fakulteti Ekonomik/Shkenca Sociale)
Eksperiencat e punës: Përvojë profesionale të paktën 1-3 vjet përvoje pune.



Kualifikime të tjera:
Aftësi menaxhimi në situata konfliktuale që mund të lindin nga ankesat e klientëve
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
Sistematike në ndjekjen e detyrave konform procedurave të shoqërisë
Njohuri të mira të paketës MS Office dhe vecanërisht Excel
Aftësi të mira komunikuese në Anglisht

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.


Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet
e-mailit tek adresa: [B]hr@elektroservis.al[/B] deri ne date 30 Shtator 2021.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply
Back
Top