• Tirane, ofroj vend pune Koordinator/e i/e eventeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi:

ACREM
është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Koordinator/e i/e eventeve
Departmenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë


Përshkrim i Pozicionit të Punës:

Koordinatori/ja i/e Eventeve është përgjegjës/e për propozimin, përpunimin e eventeve marketing dhe ideve promovuese në përputhje me kërkesat e qendrës tregtare dhe nevojat e qiramarrësve. Përgjegjes per realizimin e te ardhurave marketing nga shitja e hapesirave reklamuese ne qender. Raporton tek Drejtues/ja i/e Departamentit Marketing.
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Detyrat
  • Të ndertojë në bashkëpunim me drejtuesin e departamentit strategjinë vjetore për secilën qendër në lidhje me organizimin e eventeve.​
  • Të krijojë planin vjetor të eventeve në linjë me strategjinë për secilën qender duke i diferencuar ato.
  • Te krijojë dekore apo tematika të ndryshme për qendrat referuar festave të ndryshme apo organizimeve të krijuara nga vetë Departamenti.
  • Të jetë i /e përditësuar me ndodhitë jashtë vendit dhe praktika të qendrave tjera huaja.
  • Të ketë dhe kijojë kontakte të kompanive të organizimit të eventeve brenda dhe jashtë vendit dhe të sjelli vazhdimisht ide novatore.
  • Të merret me zhvillimin e eventit duke përdour burimet brenda dhe jashtë kompanisë.
  • Të realizojë evente cilësore me pjesëmarrje të lartë numri vizitorësh.
  • Të arrijë objektivat vjetor të numrit të eventeve të parashikuara.
  • Të arrijë numrin e pjesëmarrësve të targetuar për secilin event.
  • Të zhvillojë evente që i vijnë në ndihmë fushatave madhore të qendrave
  • Të zhvillojë plan eventesh diferencues për secilën qendër që secila të konkurojë me njëra-tjetrën.
  • Të mbajë marrëdhenie me departementin e Pokurimeve dhe të ndjeki të gjitha proçeset me përpikmëri.
  • Të ruajë, të mirëmbajë dhe dokumentojë me përpikmëri dhe me detaje të gjitha dokumenat përaktëse për secilin event referuar proçedurave të kompanisë.
  • Të përmirësojë proçese aktuale për mirëmbajtjen e materialeve që përdoren në evente duke i ricikluar ato.
  • Të manaxhojë shitjen e hapësirave promocionale në qendrër që të siguroj te ardhura marketing sipas objektivit te departamentit si nga dyqanet e qendrave dhe nga partnerët.
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Kualifikimet
  • Diplomë Bachelor, profili Marketing, Menaxhim Biznes ose profil i ngjashëm.​
  • Së paku 3-4 vjet përvojë në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashëm.​
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup.​
  • Rrjedhshmëri në gjuhën angleze (preferohet njohja e gjuhëve të tjera të huaja).​
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike.​
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi/ prezantimi/ të folurit në publik.​
  • Metodik/e dhe i/e organizuar.​
  • Mendim krijues, ide inovatore dhe aftësi të forta analitike.​
________________________________________________________________________________________________________________________

Shënime​

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.

Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në dhe letren e motivimit brenda datës 07/10/2025 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: Koordinator/e i/e eventeve

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top