• Tirane, ofroj vend pune Kontrollor Cilësie- Mikrobiolog

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:


Kontrollor Cilësie-Mikrobiolog

Qëllimi i punës

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të menaxhojë kontrollin e prodhimit dhe transmetimin e të gjitha informacioneve të nevojshme për të vërtetuar cilësinë e produktit ose proceset e prodhimit.
Në mënyrë më specifike:


Roli dhe përgjegjësitë:
  • Duhet të jetë në gjendje të zhvillojë teknikat analitike dhe proceset e kontrollit të cilësisë.
  • Përgjegjës për kryerjen e analizave rutinë për të gjithë proceset teknologjike funksionale te CCBS.
  • Përgjegjës për hartimin dhe plotësimin e dokumentacionit lidhur me aktivitetet laboratorike në përputhje me procedurat e CCBS dhe specifikat e TCCC.
  • Përgjegjës për kryerjen e analizave rutinë duke filluar nga lënda e parë, produkti i gatshëm, lëndët apo proceset ndihmëse.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Diplomë Bachelor ose Master në Mikrobiologji, Biologji, ose një fushë të ngjashme.
  • Të ketë 3 vjet eksperience në industrinë ushqimore.
  • Të zoterojë Licencen e Mikrobiologut
  • Njohuri te mira teknike lidhur me analiza Kimike, Fizike dhe Mikrobiologjike
  • Njohuri të thella mbi teknikat mikrobiologjike, procedurat e laboratorit dhe standardet rregullator si HACCP; GMP.
  • Aftësi të mira komunikuese, të punës në grup.
  • Të jetë disponibel dhe profesional gjatë procesit të punës.
  • Njohuri të mira të Gjuhes Italiane/Anglese.
  • Njohuri të avancuara të programeve kompjuterike Excel, Word.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në anglisht në adresën:hr@cocacola.al brenda dates 31 Janar 2025.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top