• Tirane, ofroj vend pune Konsulet/e Ndricimi

BROTECH BRANDS është një kompani e fokusuar prej 9 vitesh në fushën e ndriçimit duke i shërbyer bashkëpuntorëve/klientëve nëpërmjet Showroom-it LED Shop, kanalit të distribucionit dhe studios së ndriçimit Memo Lighting.

Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm, BROTECH BRANDS kërkon të shtojë stafin në showroom-in LED Shop në pozicionin
Konsulent/e Ndriçimi.

Në kompaninë tonë, Konsulenti i Ndriçimit kujdeset me përgjegjësi që:

▪️ Të dëgjojë dhe të trajtojë shumë mirë kërkesat e klientit.
▪️ Të konsultojë Klientin për zgjidhjen e duhur të ndriçimit që i përshtatet.
▪️ Të pregatisë preventivin me produket e ndriçimit që ofrojnë zgjidhjen e duhur për projektin.
▪️ Të ketë marrëdhënie të mira bashkëpunimi dhe koordinimi me kolegët.

Edukimi:

▪️ Të ketë përfunduar të paktën studimet Bachelor për Administrim Biznes, Marketing, Komunikim, Inxhinieri Elektrike ose degë të ngjashme.

Eksperiencat e punës:

▪Përvojë pune 0-2 vjet në Shitje/Marketing.

Kualifikime të tjera:

▪️ Njohuri të mira të gjuhës angleze.
▪️ Njohuri të marra nga trajnime Shitje, Marketingu, Negocimi.
▪️ Njohje të mira të paketës MS Office.

Aftësi të tjera:

▪Aftësi të mira negociuese dhe koordinuese.
▪Aftësi shumë të mira komunikuese.
▪I/E aftë të punojë në grup.
▪I/E aftë të delegojë.

Apliko tani duke dërguar CV në adresën hr@brotechbrands.com brenda datës 25/03/2024.

Për më tepër informacion kontakto në nr e telefonit 067 200 59 85
 


Apply WhatsApp
Back
Top