• Tirane, ofroj vend pune Kasier/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.

Pozicioni i punës: Kasier/e
Departamenti: Kasave
Vendndodhja: Jumbo TEG

Përmbledhja e Pozicionit: Një Kasiere është përgjegjëse për menaxhimin e përditshëm të arkës së vet në përputhje me vlerat dhe politikat e përgjithshme të kompanisë dhe të Grupit. Sigurohet që gjatë procesit të pagesës, të jetë e saktë, korrekte, të jap informacionin e duhur dhe në të njëjtën kohë të ofrojë shërbim të jashtëzakonshëm ndaj secilit klient, të shoqëruar me buzëqeshje, dashamirësi dhe sjellje profesionale. Për pozicionin e kërkuar paga bruto është 42,173 lekë dhe kompania kompenson koston e transportit dhe të ushqimit.


DETYRAT

  • Mban pastër dhe të rregullt arkën dhe ambientin e arkës si dhe sektorin pranë arkave të blerjeve impulsive;
  • Mban arkën të sigurtë, e kyç atë kur nuk është duke punuar po ashtu edhe ekranin e programit që përdoret;
  • Skanon produktet me përgjegjësi pa harruar asnjë;
  • Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve në departamentin e arkës duke zbatuar udhëzimet e supervizorit të arkave, Merchandiser-it ose Menaxher-it të Dyqanit;
  • Bën mbushjen e vazhdueshme të sektorit të arkave me produkte kur është e nevojshme;
  • Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit;
  • Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit për çdo problem apo avari teknike, ankesë klienti, vizita në dyqan ose ndodhi të pazakonta në dyqan;
  • Asiston në trajnimin e Kasiereve të reja;
  • Kryen me një shërbim të shkëlqyer dhe pa bezdisur/ fajësuar klientin procesin e ndërrimit të aprovuar nga menaxheri i dyqanit;
  • Në përfundim të turnit bën mbylljen e kasës dhe dorëzimin e lekëve pranë arkës qëndrore.

KUALIFIKIMET

Edukimi:
Arsim i mesëm apo i lartë

Eksperienca e punës përbën avantazh

AFTËSI TË TJERA:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese janë thelbësore.
  • Aftësi për të operuar me programet bazë të kasës.

Mënyra e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në brenda datës 19/08/2024 në adresën elektronike hr@jumbo.al.
Numër Kontakti për Jumbo TEG: +355694053205


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Cel. : +355694053205
 


Apply WhatsApp
Back
Top