Tirane , ofroj vend pune Kasap
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

NJOFTIM PUNE
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 5’200 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Kasap
Departamenti: i Mishit
Vendodhja:Tirane
Përmbledhja e Pozicionit: Roli i kasapit është mbajtja e departamentit në të cilin punon në rregull gjatë gjithë proceseve ditore të punës dhe njohja shumë e mirë e produkteve të mishit dhe funksionin e tyre.
Detyra dhe Përgjegjësi:
-Njohja e pjesëve anatomike të produkteve të mishit;
-Prerja e mishit sipas standarteve anatomike të tij dhe ndarja e produkteve të mishit për përpunim dhe ekspozimi i tyre në banak;
-Mbajtja pastër dhe e rregullt e tavolinave dhe pajisjeve të departamentit;
-Konfirmimi i kodeve dhe çmimeve të shitjes së produkteve;
-Marrja pjesë në inventaret e repartit duke sistemuar dhe rregulluar paraprakisht mallrat në magazinë;
-Kontrollimi i produktit para se të ekspozohet në banak
-Mbikqyr furnizimet e mishit dhe sistemimin e tyre në frigorifer;
-Të jetë rigoroz në ruajtjen e recetave të përpunimit të mishit;
-Duhet të kontrollojë herë pas here gjendjen e repartit për mungesë produktesh
-Angazhimi i tij për të përballuar edhe shitjen në banak;
-Bashkëpunues dhe qendrim proaktiv në flukset dhe ngarkesat e punës, etj.
Kërkesat:
a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.
b.Eksperiencat e punës:1 deri ne 2 vite eksperience në pozicione të ngjashme.
d. Aftesi të tjera:
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
- Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
- Të jetë fleksibël për oraret.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin, online nepermjet faqes se Web-it Spar.al, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply