• Tirane, ofroj vend pune Këshillues Klienti (në Agjencitë Union Net)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në pozicionin:

Këshillues Klienti (në Agjencitë Union Net)

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar këshillim dhe edukim financiar lidhur me të gjitha shërbimet dhe produktet bankare të bankës, në ambjentin e agjensisë Union Net. Identifikon dhe trajton nevojat e klientit në mënyrë profesionale me qëllim kthimin e tyre në shitje dhe arritjen e objektivave të biznesit duke garantuar përputhshmërinë me poltikat dhe procedurat e brendshme të Bankës.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Identifikon klientët potencialë për bankën në ambjentin e agjensisë Union Net. Këshillon paketa financiare dhe produkte elektronike që plotësojnë më së miri nevojat e tyre duke u kujdesur që të kryejnë çdo shërbim me bankën.
  • U ofron klientëve të agjensisë Union Net produkte depozitore si:
  • ja e Llogarisë rrjedhëse, Llogari kursimi, Depozita me Afat, etj.
  • Aplikimi për produkte kreditore si: Paradhënie Bankare, Kredi Konsumatore, Karta Krediti,etj. të gjitha produktet e tjera të ofruara nga Banka si shërbimet online, ebanking, kartat e debitit, urdhëra periodikë, transferta brenda dhe jashtë vendit,etj
  • Hapjen e cdo llogarie të shoqëruar me Online Banking dhe orientimin e gjithë klientëve drejt Shërbimit UB online duke specifikuar përfitimet e komisioneve, si dhe migrimin e transaksioneve të klientëve drejt ATM cash in/cash out;
  • Menaxhon kërkesat dhe nevojat kreditore të klientëve individ duke siguruar këshillim dhe udhëzime të detajuara.
  • Për suportin e biznesit Këshilluesi i Klientit, është në kontakt të vazhdueshëm me CRM që mbulon zonën. Aplikimet mbi limitet e përcaktuara, do të orientohen drejt qendrës së biznesit.
  • Përgjegjës për procesimin e aplikimeve për kredi për klientët individ, verifikimin dhe analizimin e situatës financiare të klientit për të dalë në një propozim të qartë për klientin në përputhshmëri të plotë me politikat dhe strategjitë e bankës.
  • Siguron plotësimin me saktësi të të gjitha formave dhe dokumentacionit kreditor të klientit individ në përputhje me kriteret/procedurat në fuqi si dhe siguron arshivimin e dokumentacionit në dosjet e klientit (në formatin fizik& elektronik).
  • Siguron realizimin e objektivave individuale të lidhura me shitjen si dhe kontribuon në realizimin e objektivave të degës.
  • Plotëson në kohë dhe me profesionalizëm nevojat e klientëve, kujdeset për krijimin e bashkëpunimeve afatgjata me klientët ekzistues dhe të rinj të bankës.
  • Reagim i shpejtë ndaj kërkesave dhe ankesave të klientëve.
  • Trajton me kujdes informacionin e marrë duke ruajtur konfidencialitetin e kërkuar gjatë ushtrimit të detyrave të ngarkuara.
  • Vepron me ndershmëri, objektivitet dhe përgjegjshmëri në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara.
  • Përgjegjës për kontrollin dhe ruajtjen e dokumentacionit përkatës për secilin produkt apo transaksion të kryer, në përputhje me procedurat në fuqi.
  • Raporton tek Drejtori i Degës përkatëse dhe/ose në strukturat përgjegjëse në Drejtorinë e Përgjithshme:
    • Çdo problem që ka të bëjë me klientët.
    • Çdo veprim që shkakton problem në lidhje me regjistrimet kontabël në sistem.
    • Çdo transaksion që shfaq elemente të dyshimit në lidhje me burimin e të ardhurave apo elemente të tjerë.
    • Çdo element tjetër të nevojshëm sipas manualeve dhe rregulloreve në fuqi.
Profili i kërkuar:
  • Diplomë universitare në Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme,
  • Eksperiencë e mëparshme me produktet kreditore dhe shërbimet bankare.
  • Integritet i lartë personal.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëveprimi.
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe manaxhimi të kohës.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në mënyrë të pavarur.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe Letër “Shprehje Interesi” në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Afati i aplikimit: 02 Tetor 2025

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top