Tirane, ofroj vend pune Jurist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Juridik | Drejtesi
- Gjuha
-
“Magnum Opus Group” (MOG) në bashkëpunim me “Ardex Consulting” shpallin
pozicionin vakant “Specialist Jurist”.
pozicionin vakant “Specialist Jurist”.
“Magnum Opus Group” (MOG) është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2011 (me seli në Tiranë). Aktiviteti ynë fokusohet në menaxhimin e projekteve, në shërbimet e integruara të konsulencës, sistemet qeverisëse dhe ristrukturimin e organizatave publike & private, përgatitje të dokumenteve strategjiko-politik dhe analizave në sektorë të ndryshëm, etj.
Përshkrim i përgjithshëm:
Qëllimi i këtij pozicioni pune është ofrimi i mbështetjes dhe asistencës juridike optimale mbi çështjet që kërkohen për t`u trajtuar, për nevoja të kompanisë dhe klientëve tanë, duke garantuar ligjërisht interesin më të mirë të tyre.
Puna e “Specialistit Jurist” në MOG konsiston në: kryerjen e kërkimeve të thelluara të legjislacionit të fushave të ndryshme dhe përditësimin e akteve rregullatorë që lidhen me konsulencën përkatëse; kryerjen e analizave ligjore dhe propozimin e zgjidhjeve të duhura në interesin më të mirë të kompanisë, projekteve dhe klientëve të saj; rregullimin e marrëdhënieve nëpërmjet draftimit të kontratave, përfshirë përpilimin e akteve dhe ndjekjen e procesit të miratim-regjistrimit sipas ligjit; siguron përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi të aktivitetit të kompanisë duke garantuar njohjen dhe zbatimin e kërkesave ligjore nga shoqëria, strukturat dhe punonjësit e saj.
Kërkesat:
- Edukimi: Të ketë përfunduar studimet universitare të nivelit të dytë për Drejtësi, profili civil (master);
- Eksperiencë punë: Të ketë minimumi 1-3 vite eksperiencë pune si jurist;
- Gjuhë e huaj: Të dijë shumë mirë gjuhën angleze;
- Njohuri kompjuterike: Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office;
- Aftësi: Të punojë në mënyrë të pavarur & në grup, metodik dhe i organizuar për kërkimin/analizat ligjore;
- Interesi: Të dëshirojë të mësojë akoma më shumë dhe të rritet profesionalisht.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV dhe Letër Interesi nëpërmjet adresës së email-it pune@mog.al Afati i fundit i aplikimit është data 31 Maj 2019. |
Apply