• Tirane, ofroj vend pune Jurist, Sektori i Rekuperimit te Kredise

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni : Jurist
Sektori: Sektori i Rekuperimit të Kredisë

Objektivat Kyçe


  • Është përgjegjës për ndjekjen e vendimeve të komitetit të kredive me probleme dhe dërgimin e dosjeve në gjykatë dhe përmbarim.
  • Është përgjegjës për arkivimin e dokumenteve të dosjeve të kredive me probleme.
  • Është përgjegjës për ndjekjen e të gjithë korrespondencës me gjykatën dhe me përmbarimin.
  • Siguron një kanal komunikimi të saktë nëpërmjet raportimit periodik tek eprorët.
  • Siguron respektimin e afateve kohore të procesit të rekuperimit të kredisë.

Rolet & Përgjegjësitë Kryesore


  • Është përgjegjës për përgatitjen e dokumentit ligjor për klientët me vonesë për çdo Degë të Bankës.
  • Është përgjegjës për marrjen dhe kontrollin e dokumentacionit të sjellë nga Degët e Bankës për Sektorin e Rekuperimit të Kredisë për të cilat është marrë vendimi nga Komiteti i Rekuperimit të Kredisë që të fillojnë procedurat ligjore.
  • Është përgjegjës të pergatisë dhe të regjistrojë kërkesat për urdhërat e ekzekutimit të kredive me probleme në gjykatë.
  • Të ndjekë procedurat në gjykatë për klientët në vonesë për të marrë urdhërin e ekzekutimit.
  • Të përfaqësojë Bankën në çështjet gjyqësore lidhur me Sektorin e Rekuperimit të Kredisë në të cilat Banka ka interesa si palë e tretë.
  • Të ndjekë procedurat e përmbarimit deri në ekzekutimin e kolateraleve.
  • Të raportojë tek Përgjegjësi i Sektorit të Rekuperimit të Kredisë për zhvillimet e të gjitha rasteve që janë në proces gjyqësor lidhur me Sektorin.
  • Të plotësojë çdo detyrë tjetër që mund t’i ngarkohet nga Përgjegjësi i Sektorit të Rekuperimit të Kredisë.

Kualifikime të Nevojshme


  • Të ketë diplomë universitare dega juridik ose në fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë profesionale ligjore ku përfshihen eksperienca me gjykatën dhe procedurat e përmbarimit.
  • Njohuritë në gjuhën angleze përbëjnë avantazh.
  • Të ketë njohuri të mira të përdorimit të programeve kompjuterike.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 12 Shtator 2021.
 


Apply
Back
Top