• Tirane, ofroj vend pune JURIST/E

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "ALBANIAN HIGHWAY CONCESSION shpk" kërkon të punësojë JURIST/E

PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:

Juristi është përgjegjës për ofrimin e këshillave ligjore, hartimin dhe verifikimin e dokumenteve juridike, përfaqësimin e kompanisë në procese administrative dhe gjyqësore, si dhe sigurimin që aktivitetet e organizatës të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi

DETYRAT KRYESORE:

  • Përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e proçedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj.
  • Menaxhon dhe ndjek proçedurat e prokurimit për kompaninë.
  • Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjygjësore.
  • Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria.
  • Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.

KRITERET KRYESORE:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi.
  • Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar e veçanërisht të Drejtës Civile të Proçedurës Civile, Tregtare, Administrative dhe të Kodit të Punës.
  • Të ketëTitull Avokati.
  • Të ketë 10 vite përvojë pune të mëparshme si Jurist ose Avokat.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane (me çertifikatë).
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@ahc.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Kompania “AHC shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top