• Tirane, ofroj vend pune JURIST/E (Për kompani ndërtimi)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.



Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin: JURIST/E (Për kompani ndërtimi)



Përshkrimi i Përgjithshëm:

Juristi është përgjegjës për mbulimin e të gjitha aspekteve ligjore të veprimtarisë së kompanisë përveç përfaqësimit në gjykatë. Pozicioni përfshin formulimin e kontratave dhe sigurimin që ato janë në përputhje me ligjet e aplikueshme, si dhe mbajtjen e marrëdhënieve me agjensitë shtetërore për marrjen e licencave dhe lejeve të nevojshme.



Përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi dhe rishikimi i kontratave që mbulojnë aspekte të ndryshme të veprimtarisë së kompanisë, duke përfshirë kontratat me furnizues dhe nënkontraktorë.
  • Këshillimi i menaxherëve të lartë në çështje ligjore që lidhen me partneritetet dhe marrëveshjet me palë të treta.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me agjensitë shtetërore për mbikëqyrjen e proceseve të licencimit dhe lejeve.
  • Sigurimi që kompania përputhet me të gjitha kërkesat ligjore për ndërtim, duke përfshirë standardet për licencat dhe rregulloret e sigurisë.
  • Arkivimi dhe ruajtja e dokumentacionit ligjor që ka të bëjë me aktivitetin e kompanisë.



Kualifikimet dhe kërkesat:


  • Diplomë universitare në Drejtësi
  • Njohuri të thella mbi legjislacionin shqiptar, me fokus në sektorin e ndërtimit dhe të drejtën kontraktuale.( jo detyrimisht nga ndertimi)
  • Aftësi të shkëlqyera në formulimin e kontratave dhe komunikim të qartë ligjor.
  • Patenta e makinës është e domosdoshme për nevojat e lëvizjeve.



Aftësitë e kërkuara:


  • Aftësi të forta prezantimi dhe artikulimi për të përfaqësuar kompaninë para institucioneve shtetërore dhe partnerëve të rëndësishëm.
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të menaxhuar detyra të ndryshme njëkohësisht.
  • Eksperiencë në bashkëpunimin dhe negociatat me palë të treta dhe institucionet shtetërore.




Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «JURIST/E»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top