• Tirane, ofroj vend pune Junior Officer – Njësia Partneritete dhe Integrime

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Informatike | Programim
  3. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës
Njesine Partneritete & Integrime, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë, në pozicionin:

Junior Officer – Njësia Partneritete dhe Integrime

Manaxhimi i Projekteve me fokus Partneritetin dhe Integrimet e brendshme të Bankës:
  • Manaxhimi/koordinimi i projekteve të Bankës me fokus Partneritetin dhe Integrimin e saj me Kompani Grupi ose Partner të Jashtëm nën drejtimin dhe instruksionet e drejtuesit të njësisë, duke siguruar që metodologjia e ndjekjes së tyre është në përputhje me metodologjinë e menaxhimit të projekteve në Bankë.
  • Siguron që projekti të realizohet në kohë dhe brenda buxhetit, duke koordinuar të gjitha fazat e projektit, aktivitetet, delivrimet përkatëse sipas planit dhe që palët e caktuara për projektin janë të përfshira dhe të informuara sipas nivelit të tyre të përgjegjësisë.
  • Drejton mbledhjet e ekipit dhe siguron komunikimin e duhur dhe të nevojshëm në të gjitha hallkat e përfshira në projekt.
  • Mirëmban dhe ndjek projektin në Jira duke i mundësuar akses të gjithë anëtareve të përfshirë, për të reflektuar aktivitete të dedikuara.
  • Raporton në baza javore për progresin e projektit.
Kërkesat e profilit:
Diplomë Universitare në degën Informatikë, Informatikë Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Ekspertiza profesionale:
    • Aftësi të mira në koordinimin e aktiviteteve dhe palëve të përfshira në një projekt.
    • Njohuri të mira mbi metodologjitë e menaxhimit të projekteve (Agile dhe Waterfall)
    • Njohuri të mira në përdorimin e aplikacioneve për manaxhim projekti (Jira Standart, Jira Service Management).
  • Aftësi personale:
    • Punë efektive nën presion dhe qasje proaktive.
    • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
    • Aftësi për të mësuar shpejt dhe motivim i lartë për arritjen e objektivave
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Eksperienca në sektorin bankar konsiderohet avantazh.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 23 Dhjetor 2025
  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Union Bank sh.a. deklaron se përpunon të dhënat personale të aplikantëve për qëllimet e administrimit të procesit të rekrutimit, mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale janë kryesisht të dhëna të kontaktit, të dhëna mbi arsimin, eksperiencën profesionale dhe çdo informacion tjetër të deklaruar nga vetë aplikantët në CV- të dhe dokumentacionin shoqërues.

Union Bank sh.a. zbaton masa teknike dhe organizative me qëllim që të garantojë ruajtjen e sigurisë e të dhënave personale që përpunon. Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme të përfundimit të procesit të rekrutimit dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar, i cili ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave personale.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. informohen se të dhënat e tyre personale do të përpunohen nga Banka sipas përshkrimit të mësipërm.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këto të drejta ata mund të kontaktojnë në adresën e email:
humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top