• Tirane, ofroj vend pune Junior Dealer per Tregun e Parasë dhe Titujt

Tirane
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në Departamentin e Thesarit, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë, në pozicionin:

Junior Dealer per Tregun e Parasë dhe Titujt

Qëllimi i përgjithshëm i punës:

Jep kontribut për zhvillim dhe aplikimin e produkteve të thesarit ne:
  • administrimin e portofolit te Titujve (Bono Thesari dhe /apo Obligacione qeveritare apo korporative).
  • veprimtarine e tregtimit te titujve me qellim realizimin e fitimit.
  • analizen dhe kryerjen e investime ne tregun primar si dhe transaksione shitblerje dhe ndermjetesimi me tituj per llogari te bankes apo te klienteve te saj, ne tregun sekondar, ne perputhje me limitet e autoritetit dhe procedurat ne fuqi.
  • pergatitjen e raporteve standarde apo ad hoc lidhur me veprimtarinë me tituj.
  • administrimin e likuiditetit operacional te bankës dhe kryerjen e transaksioneve nder-bankare lidhur me te.
  • Mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve nga tregu nderbankar lidhur me veprimtarinë me tituj dhe likuiditetin e sistemit.
Ne realizimin e detyrave zbaton me perpikmeri politikat e Union Bank, Kodin e punes, si dhe aktet e tjera nenligjore qe rregullojne veprimtarine e Departamentit te Thesarit.


Përgjegjësitë kryesore:

Kontribuon në:

  • paraqitjen e propozimeve tek hierarkia perkatese lidhur me investimet në letra me vlerë në përputhje me strategjine dhe politikën e investimit të bankës.
  • admininstrimin ditor te veprimtarise tregtuese ndermjetesuese duke siguruar kryerjen ne kohen e duhur te urdherave te klienteve ne perputhje me bazen rregullatorë te brendshme dhe te jashtme.
  • administrimin e portofolit AFS/Trading perfshire rifreskimin e tij ne perputhje me plan/buxhetet dhe brenda indikatoreve te riskut.
  • kryen shitblerje te titujve nga portofolet e bankës me qellim realizimin e fitimit nga veprimtaria tregtuese.
  • veprimtarinë e brokerimit me tituj per llogari te klientëve te bankës.
  • pergatitjen dhe shpallja e buletinit ditor te cmimeve të titujve per klientët e pakicës.
  • mbarëvajtjen e procedurës për investim në ankandet e letrave me vlerë nëpermjet sistemit AFISaR si për shumat për llogari të bankës, ashtu edhe për ato për llogari të klientëve.
  • pergatitja e sakte e dokumentacionit justifikues te cdo transaksioni tregtimi/ndermjetesimi.
  • ekzekutim të shitblerjeve në bazë të work-flow të përcaktuar ne perputhje me standarded dhe zakonet e tregut.
  • mbledhjen dhe përpunimin e te dhënave te marra nga tregu nder-bankar lidhur me normat e interesit te depozitave te klientëve dhe propozimet per ndryshime te tyre.
  • bashkëpunimin me Njesine e Administrimit te Cash për të monitoruar dhe analizuar nivelin e cash ne degët e bankës dhe arkën qendrore me qellim investimin e fondeve të tepërta apo mbulimin e nevojave per cash.
  • mbajtjen e te dhenave lidhur me veprimet e kryera gjate veprimtarise tregtuese/ndermjetesuese.
  • Monitormin e ratings te bankave dhe emetuesve/titujve qe jane pjese e protofolit te investimeve te bankes.
  • pergatitjen e analizave dhe propozimeve per vendosje limitesh kunderpale me bankat.
  • pergatitjen ne kohe e raporteve te kerkuara lidhur me veprimtarine tregtuese/ndermjetesuese me tituj apo administrimin e likuiditetit operacional.
  • kryerjen e ndonje detyre tjeter te ngarkuar nga drejtuesi i departamentit/njesise brenda kuadrit te veprimtarise se Thesarit.

Kërkesat e profilit:
  • Diplomë Universitare ne Ekonomi Biznesi dhe fusha te lidhura me te
  • Njohuri te përgjithshme mbi klasat e ndryshme te titujve, karakteristikave kryesore te vleresimit si dhe rreziqeve te tyre.
  • Njohuri dhe aftësi analitike, statistiukore dhe te marketingut
  • Aftesi shume te mira komunikimi dhe pune ne grup
  • Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 24 Prill 2025
  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në
[I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top