Tirane, ofroj vend pune Inxhinjeri Elektrik per Ofertim Panele
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Pozicioni : Inxhinier Elektrik në Ofertimin e Paneleve Elektrike
Departamenti : Shitje dhe Ofertim
Vendodhja : Tiranë
Përshkrimi i Punës :
ITE Group si partner i çertifikuar nga Schneider Electric për asemblimin e paneleve elektrike deri në 4000A, është në kërkim të një inxhinieri elektrik i aftë të lexojë skemat elektrike të paneleve të shpërndarjes dhe automatizimit dhe më pas konvertimin tyre në ofertë ekonomike duke u bazuar te produktet dhe materialet që kompania tregëton.
Detyrat dhe përgjegjësite :
- Merr pjesë në ofertimin dhe projektimin e paneleve elektrike të shpërndarjes dhe automatizimit, sipas kërkesave që vijnë nga klientë të ndryshem dhe nga departamenti i shitjes.
- Lexon projektin, vizatimet inxhinierike dhe skemat elektrike për të përcaktuar produktet dhe materialet që duhen përdorur në ndërtimin e ofertës ekonomike dhe produktit final.
- Bashkëpunon ngushte me departamentin e shitjes në ofertimin e produktit final duke zbatuar rigorozisht deadline e përcaktuar nga kompania.
- Ndjek me departamentin e asemblimit të paneleve që produkti final të jetë sipas skemave dhe normativave të përcaktuara nga projektuesi elektrik ose kërkesa e vetë klientit.
- Ne periudha të caktuara viziton klientët dhe asiston teknikisht në vënien në punë të paisjeve ose produkteve pas shitjes. Suporton stafin teknik të klientit nëpërmjet telefonit ose vizitave në objekt.
- Të zotërojë diplomë universitare, preferohet Inxhinieri Elektrike.
- Të ketë përvojë pune mbi 2-vjet në projektim ose zbatimin e projekteve elektrike, avantazh përbën eksperienca në prodhimin e paneleve elektrike.
- Aftësi kompjuterike si Microsoft Office, AutoCAD, avantazh përbën perdorimi i software “eXteem” dhe Microsoft Navision.
- Njohuri të gjuhës Angleze.
- Leje Drejtimi Kategoria B (opsionale)
- Të jetë përson i motivuar dhe ambicioz.
- Të ketë sensin e tregtisë dhe të jetë i orientuar
- Të ketë aftësi të larta negocimi.
- Të jetë i aftë që të punojë nën presion.
- Të dijë të marrë vendime dhe të jetë i përgjegjshëm.
Cel. : ehallvaxhiu@itegrup.al
Apply