Tirane, ofroj vend pune Inxhinieri Ndërtimi
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Platinum Construction ka vite përvojë në treg dhe është e specializuar në ndërtimin e ndërtesave të larta banimi dhe objekteve të shërbimit.
Detyrat
- Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes;
- Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës;
- Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
- Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren;
- Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë;
- Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara:
- Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë;
- Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit;
- Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit;
- Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj;
Kualifikimet
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profilizuar në Inxhinieri Ndërtimi.
- Minimalisht 7 vite experiencë punë në të njëjtin profil kryesisht në objekte Civile me karakter tregëtar dhe banimi.
- Të ketë njohuri shumë të mira në realizimin e projekteve.
- Të njohë dokumentacionin Tekniko –Ligjor që duhet në objekt.
- Të dijë të hartojë preventive dhe situacione mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara.
- Të ketë aftesi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës në kantier.
- Të drejtojë dhe supervizojë stafin e perfshirë në projekt.
- Të zbatoj me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative, të dijë të koordinojë punën, dhe të raportojë tek bashkepunetorët e projektit..
- Të njohë programet Autocad, Office.
- Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht.