• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Topograf per zyre dhe per terren

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
Vellezerit Hysa sh.p.k. me eksperience ne fushen e ndertimeve kryesisht ne ndertimin e veprave publike te infrastruktures, rruge, ujesjelles-kanalizime, rikonstruksion dhe ndertim godina sherbimi e banimi etj. me adrese Rruga e Kavajes, Pallati Milo 2000.

Kompania kërkon të punësoj Inxhinier Topograf per terren dhe per zyre.

- Shqyrton vlefshmërine e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
- Shqyrton projektet e zbatimit dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi përsa i përket anës topografike;
- Kryen perpunimin e volumeve bazuar edhe ne specifikimet teknike per menyrat e matjeve te volumeve dhe ja dorezon te dokumentuara ne menyre periodike Inxhinierit te zbatimit/ pergjegjesit te sektorit inxhinerik/menaxherit te projektit;
- Kryen analiza dhe ben proozime per matjet e kryer;
- Pergatit vizatimet perkatese per matjet e realizuara;
- Kontrollon saktesine e te dhenave te dala nga matjet;
- Perllogarit lartesite, thellesite, pozicionet e relievit si dhe te gjitha karakteristikat e terrenit;
- Raporton dhe pergatit dokumentacionin perkates per cdo pune te kryer;
- Nxjerr volumet e produkteve te objektit dhe perpilon librezat e masave perkatese;
- Krijon listen standarte te aseteve qe I nevojiten kantiereve per realizimin e detyrave gjeodezike.
- Kryen Piketimin e Projektit.
- Ben rilevimin e punimeve.
- Realizon planimetrin dhe projektin As-Built.

Kualifikimet​

  • Edukimi diplome ne fushen e Inxhinierise se Ndertimit, Dega Gjeodezi;
  • Gjuhe te huaja:Anglisht (njohuri mesatare);
  • Njohuri kompjuterike:Microsoft Office, Project, AutoCad;
  • Aftësi të mira organizuese, koordinuese, planifikuese dhe monitoruese;
  • Aftësi të mira komunikim
  • Licence Topografi
  • Eksperience mbi 5 vite ne profesion (Ne ndertime infrastrukture)
  • Paga e kënaqshme (Negocim)
  • ADRESA: "Rruga e Kavajës, Pallati Milo 2000 (Përball Birra Tirana)
*Vetëm personat e përzgjedhur do të merren në Intervistë.

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në e-mail: info@vellezerithysa.al

Cel. : 0692073607

Cel. : 00355692073607
 


Apply WhatsApp
Back
Top