• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Projektues Hidroteknikë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
Inxhinier Projektues Hidroteknikë

DETYRAT KRYESORE:
  • Përgjegjës për organizimin e punës për detyrën e projektimit për projektet e realizuara nga të tretë;
  • Aftësi organizative, menaxhimi dhe planifikimi, përfshi aftësinë për të kryer disa punë njëherazi;
  • Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e profesionistëve të tjerë, si inxhinierë, menaxherë të fushës së ndërtimit;
  • Kryen rol teknik, organizativ dhe supervisor per projektet ne ndertim, disiplina përkatëse;
  • Harton projektet (të gjitha fazat) duke perfshire gjithe elementet si: Vizatimet e detajuara, raportet etj., për instalime hidrosanitare, furnizim me ujë – kolektorë shkarkimi, ujësjellës-kanalizime urbane – rurale, vepra ujitje – kullimi – impiante vaditëse, vepra të trajtimit të ujit.
  • Kontrollon, vlerëson & rishikon projektet nga ana teknike;
  • Përgjegjës për dhënien e zgjidhjeve teknike në lidhje me punimet inxhinierike si dhe hartimin e raporteve teknike;
  • Përgjegjës për pregatitjen e metodikave te ndryshme te punimeve per punimet hidraulike/hidroteknike per fazen e tenderit dhe zbatimit;
  • Përgjegjës për analizimin e problematikave nga kantieri dhe dhënien e zgjidhjes/ve teknike optimale;
  • Kryen vlerësimin e zgjidhjeve teknike nga palë të treta dhe propozon përmirësime;
  • Rishikimin e specifikimeve teknike, pergatitjen e tyre nese eshte e nevojshme;
  • Merr pjesë në vlerësimin teknik të ofertave në procedura prokurimi ose tendera;
KRITERET KRYESORE:
  • Edukimi: Inxhinieri Ndërtimi, Hidroteknikë
  • Eksperienca e punes: Mbi 5 vite eksperience ne Projektim dhe Zbatim godinash dhe infrastrukture;
  • Gjuhe te huaja: Aftesi te shkelqyera komunikimi ne Shqip dhe Anglisht (gjuhet shtese jane plus);
  • Aftesi per te punuar dhe organizuar punen ne grup (shume e rendesishme);
  • Aftesi per te punuar pa supervizim;
  • Aftesi raportuese
Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit eshte data 20 Maj 2025, ora 17:00.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top