Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Projektues Hidroteknikë
- Tirane
 
- Tipi
 - 
						
						
							
- me orar te plote
 
 
- Fusha | Profili i punes
 - 
						
						
							
- Inxhinieri
 - Inxh. Ndertimi
 
 
- Gjuha
 - 
						
						
							
- anglisht
 
 
- Eksperienca
 - vetem me eksperience
 
Inxhinier Projektues Hidroteknikë
DETYRAT KRYESORE:
Afati i fundit i aplikimit eshte data 11 Korrik 2025, ora 17:00.
* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
	
		
			
		
		
	
				
			DETYRAT KRYESORE:
- Përgjegjës për organizimin e punës për detyrën e projektimit për projektet e realizuara nga të tretë;
 - Aftësi organizative, menaxhimi dhe planifikimi, përfshi aftësinë për të kryer disa punë njëherazi;
 - Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e profesionistëve të tjerë, si inxhinierë, menaxherë të fushës së ndërtimit;
 - Kryen rol teknik, organizativ dhe supervisor per projektet ne ndertim, disiplina përkatëse;
 - Harton projektet (të gjitha fazat) duke perfshire gjithe elementet si: Vizatimet e detajuara, raportet etj., për instalime hidrosanitare, furnizim me ujë – kolektorë shkarkimi, ujësjellës-kanalizime urbane – rurale, vepra ujitje – kullimi – impiante vaditëse, vepra të trajtimit të ujit.
 - Kontrollon, vlerëson & rishikon projektet nga ana teknike;
 - Përgjegjës për dhënien e zgjidhjeve teknike në lidhje me punimet inxhinierike si dhe hartimin e raporteve teknike;
 - Përgjegjës për pregatitjen e metodikave te ndryshme te punimeve per punimet hidraulike/hidroteknike per fazen e tenderit dhe zbatimit;
 - Përgjegjës për analizimin e problematikave nga kantieri dhe dhënien e zgjidhjes/ve teknike optimale;
 - Kryen vlerësimin e zgjidhjeve teknike nga palë të treta dhe propozon përmirësime;
 - Rishikimin e specifikimeve teknike, pergatitjen e tyre nese eshte e nevojshme;
 - Merr pjesë në vlerësimin teknik të ofertave në procedura prokurimi ose tendera;
 
- Edukimi: Inxhinieri Ndërtimi, Hidroteknikë;
 - Eksperienca e kerkuar: Mbi 5 vite eksperience ne Projektim dhe Zbatim godinash dhe infrastrukture;
 - Aftesi te shkelqyera komunikimi ne Shqip dhe Anglisht (gjuhet shtese jane plus);
 - Aftesi per te punuar dhe organizuar punen ne grup (shume e rendesishme);
 - Aftesi per te punuar pa supervizim;
 - Aftesi raportuese;
 
Afati i fundit i aplikimit eshte data 11 Korrik 2025, ora 17:00.
* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
Apply WhatsApp